Dikur tallej me Eurosongun, tani përfaqëson Shqipërinë

"Dikur tallej me eurosongun tani perfaqeson Shqiperine ,si e komentoni"?
GaseKristi Pinderi, në një e-mail të shpërndarë në redaksi të ndryshme të lajmeve, thotë se Eneda Tarifa, që një vit më parë “ishte e shqetësuar për identitetin gjinor e orientimin seksual te këngëtares austriake Conchitta, do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong, një event ku diskriminimi për shkak të orientimit seksual apo identitetit gjinor nuk shihet me sy të mirë”.
Pinderi kujton edhe reagimin që pati Tarifa kur Eurosong u fitua nga Conchitta: “Ky na qënka Eurosong-u hahahaha. Ku po shkojmë… Ku është fshehur muzika? Ku është strukur muzika?” citon ai fituesen e Festivalit të RTSH. Pinderi vijon me tej: “Kur aktivistët për të drejtat e LGBT e kritikuan si homofobe, ajo u përgjigj se nuk dinte madje si t’ia shpjegonte fëmijës se çfarë është Conchita, transmeton ikub.
Madje shkoi deri atje sa të shprehej se “Brenda festivaleve si ky në fjalë (Eurosong) lobohet ne grupime të përkatësisë seksuale”. Sipas Pinderit, një përfaqësues i LGBT, “Festivali Europian ku Eneda do të përfaqësojë Shqipërinë nuk është edhe aq shumë i respektuar nga ajo”.
Tashmë Tarifa do të ngjitet vetë në skenën e Eurosong, natyrisht jo për të thënë se çfarë mendon ajo për homoseksualët, biseksualët apo transgjinorët, por për të përfaqësuar Shqipërinë me këngën që i dha çmimin fitues në Festivalin e RTSH së.
Dikur tallej me Eurosongun, tani përfaqëson Shqipërinë Dikur tallej me Eurosongun, tani përfaqëson Shqipërinë Reviewed by Tipi on 3:34 PM Rating: 5

No comments: