Analisti rus, Viktor Veritof, në artikullin me titull “Ukraina dhe Siria u hodh në erë, tani radhën e ka Shqipëria,” botuar në revistën politrussia.com, shkruan se Shqipëria është vendi i radhës ku do të kryqëzohen interesat e amerikanëve dhe turqve.
Ai shkruan se “Ballkani ka qenë pjesë e Perandorisë Osmane të cilën kërkon ta ringjallë presidenti i sotëm i Turqisë, Erdogan. Sot ndikimi i Turqisë është shumë i fortë, sidomos në vendet me shumicë myslimane, si Bosnja dhe Shqipëria. Ajo po tregon një kujdes të veçantë për Shqipërinë që edhe pse një vend i vogël ka ambicie të mëdha. Ekzistojnë të gjitha premisat për një skenar si ai i Ukrainës apo Sirisë”, shkruan Veritof.
Analisti rus i referohet mbështetjes që i jep Turqia idesë për të krijuar Shqipërinë e Madhe. Sipas tij, një bashkim i Shqipërisë me Kosovën do të ngjallte reagimin e ashpër të Serbisë dhe do të ishte premisë për një konflikt të ri në Ballkan që do t’u shkonte për shtat interesave turke dhe atyre amerikane. “Zhvillimet e fundit në Kosovë me një destabilitet në rritje të jetës politike dhe me artikulimin e hapur të kërkesave për bashkim kombëtar nga opozita kosovare shkojnë në këtë linjë. Ndaj deklaratave të Albin Kurtit se njeh vetëm flamurin e Shqipërisë pati përkrahje edhe në Tiranë në një protestë të mbështetur nga një listë intelektualësh të deklaruar si të ndjeshëm për çështjet kombëtariste”.
Kristos Kalogieropulos, studiues i çështjeve të Sigurisë për Mesdheun, e sheh si një qasje realiste këndvështrimin e analistit rus nisur nga konsideratat se Shtetet e Bashkuara me zhvillimet e fundit në Siri duan të rrëzojnë çdo influencë të Rusisë në Ballkan. Ndaj, ai e sheh Shqipërinë si një minë me sahat, duke sugjeruar që Greqia të jetë e përgatitur për çdo skenar që do të synojë destabilizimin e Ballkanit.
Interesat e amerikanëve dhe turqve: Pas Ukrainës dhe Sirisë, “radhën” e ka Kosova e Shqipëria!?
Reviewed by Tipi
on
4:21 PM
Rating:
No comments: