IWPR: Shqiptaret e Preshevës këmbëngulin në autonomi ose bashkim me Kosovën

CNN: Para 14 vitesh UÇPMB kishte 1.600 ushtarë dhe kontrollonte mbi 80 për qind të tokave shqiptare në “Jug të Serbisë”.

Shqiptaret të cilët jetojnë në rajonin e Preshevës mendohet se do të përpiqen të mbrojnë interesat e tyre në rast të ndonjë ndryshimi të ardhshëm të kufijve.
Shqiptaret etnik në Serbinë e jugut shpresojnë që referendumi i zhvilluar më shumë se një dekadë më parë do ti ndihmoje ata të realizojnë ëndërron e tyre për autonomi dhe bashkim me Kosovën, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë” duke ju referuar burimeve të IËPR, sipas se cilës ky rajon i populluar kryesisht me shqiptare mbahet as në lufte e as në paqe.
Shqiptaret e Preshevës synojnë autonominë deri në bashkim me Kosovën!
Shqiptaret e Preshevës tani shpresojnë se një referendum jo zyrtar i zhvilluar në vitin 1992 – ku 95 përlind e rreth 47,000 pjesëmarrësve kanë mbështetur autonominë e plotë për rajonin dhe kanë njohur të drejtën e tij për t`u bashkuar me Kosovën – do te binde opinionin lokal dhe atë ndërkombëtar dhe do te shtoje shanset në përpjekjet e tyre për shkëputje nga Serbia.
Frikë për ri ndezjen e konfliktit në Serbinë jugore. Kjo valë e re trazirash rrezikon një proces paqeje të arritur më shumë vështirësi me ndërmjetësimin e komunitetit ndërkombëtar, me anë të të cilit komunitetit Shqiptar i janë dhëne më tepër të drejta demokratike. Në shkëmbim të këtyre të drejtave luftëtaret të cilët kanë luftuar nen emrin e Ushtrisë Çlirimtarë të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, UÇPMB, kanë pranuar të lëshojnë armët dhe të ndërpresin luftën e tyre.
Drejtuesi i politikes se jashtësme të BE-së Javier Solana sot ka folur kundër trazirave në jug të Serbisë. Sipas agjencisë se lajmeve Beta, ai i ka përshkruar zhvillimet më të fundit si një përpjekje për të dëmtuar rendin dhe ligjin dhe për të destabilizuar rajonin. Solana ka paralajmëruar gjithashtu se sulmet ndaj policisë së përzier etnike nga grupimet ekstremiste dhe kërcënimi i tyre ndaj autoriteteve lokale nuk do te tolerohen.
Komentatorët në Serbinë e jugut kanë sugjeruar për ekzistencën e disa arsyeve të mundeshe pas ri ndezjes se konfliktit. Shqiptaret etnik të cilët dominojnë në Serbinë e jugut kërkojnë që zona e tyre të bashkohet me Kosovën në shkëmbim të enklavave Serbe në Kosovën e veriut.
Arsyeje tjetër është pakënaqësia e ish drejtuesve ushtarak shqiptarë në Serbinë e jugut të cilët tani shohin se kanë humbur influencën e tyre qe prej nënshkrimit të marrëveshjes së paqes.
Analistet mendojnë se autoritetet e Beogradit do të përpiqen me çdo kusht te ruajnë paqen në rajon. Beogradi ka qene shume i kënaqur me zhvillimin e ngjarjeve kur UÇPMB u shpërbe dhe u çarmatos, u krijuar policia ndër etnike dhe Shqiptaret etnik morën pjesë në zgjedhje ku edhe fituan disa vende në këshillat bashkiake në Bujanovcë, Presheve e Medvegjë.
Ndërsa autoritet nga Beograd mbi Serbinë e jugut mendojnë se zhvillimet e mëtejshme do të varen kryesisht nga komuniteti ndërkombëtar, i cili ka një influence të madhe ndaj Shqiptareve etnik në rajon dhe ndaj autoriteteve të Beogradit.
IWPR: Shqiptaret e Preshevës këmbëngulin në autonomi ose bashkim me Kosovën IWPR: Shqiptaret e Preshevës këmbëngulin në autonomi ose bashkim me Kosovën Reviewed by Tipi on 5:01 PM Rating: 5

No comments: