Në mbrojtje të rinisë nga mashtrues në emër të fesë
Në mbrojtje të rinisë nga mashtrues në emër të fesë
Bota Sot | 11.12.2015 18:48 • Shkelzen Marevci
Mashtrimet e rinisë - islami dhe terrorizmi
Mashtrimi apo manipulimi i rinisë pa dyshim është një çështje që pa dyshim na shqetëson të gjithëve. Thënë ndryshe, ky problem e shqetëson çdo njeri i cili është në gjendje normale psikike. Fenomeni antinjerëzorë i quajtur ndryshe terrorizëm, ka sfiduar të gjitha shtetet në mbar botën pa i lënë së sfiduari edhe shtetet më të fuqishme. Terrorizmi një krim makabër, i cili ka për qëllim realizimin e qëllimeve politike nëpërmjet dhunës dhe gjakderdhjes, duke futë frik dhe panik tek masa, është futur thellë në kokat e çdo individi, shoqërie, shteti dhe kështu është bërë problemi kryesor për organet e sigurisë, për shoqërinë, familjen e në veçanti për të rinjtë tanë. Sot jemi dëshmitar, që rinia është duke jetuar në një mjegull nga e cila janë duke përfituar mashtruesit dhe manipuluesit në emër të fesë Islame.
Indoktrinimi
Indoktrinimi dhe keqinterpretimet e fesë, sot janë duke shërbyer për bazament mbi të cilin krijohen grupe dhe organizata me prirje radikale dhe si rrjedhojë bëjnë akte terroriste në emër të Islamit.
Në mbrojtje të rinisë nga mashtrues në emër të fesë
Reviewed by Tipi
on
2:45 PM
Rating: 5
No comments: