Imagjinoni, të hapni derën e shtëpisë së re dhe të shihni një ambient të pabanueshëm me një shkallë të lartë rreziku.
Pikërisht kjo u ka ndodhur disa banorëve në Xingdeng të Kinës, të cilët kanë dhënë tokën dhe kanë paguar para, për shtëpitë e reja.
Por, me të hyrë në shtëpi, ata kanë gjetur kabllot e trashë të rrymës, që kalojnë përmes shtëpisë së tyre.
Kjo ka ndodhur si pasojë e mosmarrëveshjes së ndërtuesve të shtëpive dhe kompanisë që furnizon me rrymë.
Ata janë ankuar për këtë problem në muajin prill, por asgjë nuk është ndërmarrë deri tani.
Shkaku i planifikimit të dobët, kabllot kalojnë përmes kompleksit të banimit, që është destinuar për banimin e dhjetëra familjeve.
Kabllot elektrike u kalojnë nëpër shtëpitë e sapondërtuara
Reviewed by Tipi
on
4:30 AM
Rating:
No comments: