Mafia kundër ISIS-it: Kur amerikanët vendosën të bashkojnë përpjekjet me mafinë!

Nuk ka rëndësi nëse jeni në Gjermani, Shqipëri, Angli apo SHBA, kudo që të jetë një lajm i tillë, ai do jetë më i lexuari.
Bëhet fjalë për disa lajme ku mafiozët e famshëm paralajmërojnë se duan të luftojnë Shtetin Islamik.
Nisi me Toto Rinën, vazhdoi me një pinjoll të Gambinove dhe tani mësohet se edhe meksikani ‘El Chapo’ kërkon të luftojë me ISIS.
Por a funksionon një aleancë e tillë e shtetit me krimin në rast lufte?
Lexoni më poshtë një shkrim të History Channel për atë që njihet si operacioni “Nëntoka”.
Pasditen e 9 shkurtit 1942, tymi nisi të pushtonte anën perëndimore të Manhatanit, ndërkohë që zjarri po përpinte SS Normandie, një anije e madhe luksoze franceze, e cila ishte konvertuar në një transportues për trupat amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Edhe pse dëshmitarët flasin për një shkëndijë, e cila solli flakën, shumëkush druhej se ishte një sabotim nga nazistët, veçanërisht pas arrestimit të 33 agjentëve gjermanë të rrjetit Duquesne.
Pas këtij ferri, agjentët e inteligjencës amerikane ishin kaq të shqetësuar për armiqtë që operonin përgjatë zonës ujore të Nju Jorkut sa vendosën të bashkojnë përpjekjet me një partner krejt të pazakontë: Mafian.
Në mars të vitit 1942, duke rekrutuar një nga bosët e mafias, të famshmin Joseph “Socks” Lanza, ata nisën operacionin top-sekret “Nëntoka”.
Lanza pranoi që të jepte karta të sindikatëve për agjentët që operonin të maskuar në tregun e peshkut, por edhe nëpër anije.
Autoritetet ishin veçanërisht të shqetësuar se simpatizantët pro-fashistë mund të depërtonin në SHBA si emigrantë.
Megjithatë Lanza shpjegoi se bashkëpunimi ishte siguruar nga kryemafiozi famëkeq, Charles “Lucky” Luciano, që kishte sërish një pushtet absolut mbi port, edhe pse kishte gjashtë vite në burg.
Me ndihmën e tij kryesor Meyer Lansky si ndërmjetës, Luciano pranoi të ndihmonte qeverinë dhe urdhëroi kapot e tij që të vepronin si hetues dhe të raportonin çdo aktivitet të dyshimtë.
Kontaktet e Lucianos madje ndihmuan në pushtimin amfib të Siçilisë në vitin 1942, ndërkohë që mafia ishte e interesuar për rrëzimin e Benito Musolinit.
Ndërkohë që i kishin mbetur edhe 20 dhe 40 vite për të kryer në burg, Luciano depozitoi një kërkesë për mëshirë më 8 maj 1945, ditën kur përfundoi Lufta e Dytë Botërore në Europë.
Për ironi, njeriu që e kishte hetuar dhe akuzuar mafiozin një dekadë më parë, guvernatori i Nju Jorkut, Thomas E. Dewey, miratoi faljen në janar të vitit 1946 për shkak të ndihmës gjatë luftës dhe urdhëroi deportimin e tij në Itali.
Efektiviteti i operacionit “Nëntoka” është vënë në dyshim disa herë, por asnjë anije nuk pati fatin e “Normandie” gjatë Luftës së Dytë Botërore. 
Mafia kundër ISIS-it: Kur amerikanët vendosën të bashkojnë përpjekjet me mafinë! Mafia kundër ISIS-it: Kur amerikanët vendosën të bashkojnë përpjekjet me mafinë! Reviewed by Tipi on 2:57 AM Rating: 5

No comments: