Zuckerberg premton mbështetje për myslimanët, vjen reagimi edhe i Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka vlerësuar lartë qëndrimin e themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg i cili kishte theksuar dallimin në mes Islamit dhe terrorit, pasi manjati i rrjetit social postoi një mesazh duke mbrojtur myslimanët ndaj diskriminimit.
Erdogan, i cili dikur kishte kërcënuar ndalimin e Facebook-ut në vendin e tij, transmeton Telegrafi, e kishte përdorur faqen e tij zyrtare në faqen e internetit për t'iu përgjigjur Zuckerberg, si në turqisht ashtu edhe në gjuhën angleze.
"Unë vlerësoj shumë mesazhin e Mark Zuckerberg për të vënë në dukje dallimin e thellë mes Islamit dhe terrorizmit - dy koncepte këto që janë përmendur shpesh në të njëjtën frymë këto ditë", shkroi ai.
"Siç e shprehi në platforma të ndryshme, Islami është një fe e paqes. Rrjetet vrasëse që abuzojnë me Islamin për qëllimet e tyre egoiste kanë masakruar njerëz të pafajshëm çdo ditë, veçanërisht myslimanët".
Në një postim në Facebook të mërkurën, transmeton Telegrafi, Zuckerberg tha se komuniteti mysliman nuk duhet të frikësohet se do të "persekutohet për veprimet e të tjerëve", duke aluduar në sulmet në Paris dhe gjetkë të kryera nga ekstremistët islamikë.
"Nëse ju jeni një mysliman në këtë komunitet, si udhëheqës i Facebook, dua që ju të dini se jeni gjithmonë të mirëpritur këtu dhe se ne do të luftojmë për të mbrojtur të drejtat tuaja dhe për të krijuar një ambient të qetë dhe të sigurt për ju", kishte shkruar Zuckerberg. 
Zuckerberg premton mbështetje për myslimanët, vjen reagimi edhe i Erdogan Zuckerberg premton mbështetje për myslimanët, vjen reagimi edhe i Erdogan Reviewed by Tipi on 2:42 AM Rating: 5

No comments: