Mbi 100 mijë kërkesa për bileta për të ndjekur kuqezinjtë në Euro 2016

Njëqind mijë shqiptarë kanë bërë kërkesa për bileta në FSHF, për të ndjekur kombëtaren kuqezi në Euro 2016.
Sulmet terroriste të nëntorit nuk e kanë ndalur dëshirën e shqiptarëve për të udhëtuar drejt Francës dhe për të ndjekur Shqipërinë në qershor, shkruan gazeta Shekulli.
Kërkesat nga anembanë bota për të qenë në Francë janë rritur. FSHF aktualisht ka 100 mijë kërkesa për tre ndeshjet e sigurta dhe deri në prag të finaleve numri pritet të shtohet.
Më datë 13 dhjetor nis shitja online, por nga ana tjetër FSHF ka një numër të caktuar biletash për të shitur. Shumica do të shpërndahen dhe ata që kanë rezervuar më parë ose janë të preferuarit e FSHF-së do ta marrin biletën.
Të tjerët shpresojnë. Fakt është se FSHF nga presioni i madh i dy ndeshjeve të fundit është munduar që të ruajë balancën dhe mund të shesë disa në treg.
Nga data 10 qershor, deri më 10 korrik të vitit 2015, UEFA ka pasur afatin për të bërë aplikimet mbi biletat e ndeshjeve të Evropianit. Faza e dytë e shitjes së biletave do të nisë pas datës 12 dhjetor, kur do të hidhet edhe shorti.
Pasi të mësohen se si do ndahen grupet, datat e ndeshjeve dhe stadiumet respektive, do fillojë edhe faza tjetër e shpërndarjes së biletave. Secili ekip pjesëmarrës do të ketë një përqindje të caktuar në stadium, me bileta për tifozët e vet.
Burimet zyrtare në FSHF konfirmuan ditën e djeshme se përqindja nuk është caktuar akoma specifikisht nga UEFA. Gjithsesi, ndarja e biletave nuk do të jetë vetëm një zonë të stadiumit, ku do të pozicionohen tifozët e zjarrtë. Por, do ketë mundësi edhe për zonat mikse.
Do të jetë UEFA ajo që do nxjerrë në faqen e saj mundësinë për të aplikuar për biletë. Në këtë rast, Federata Shqiptare e Futbollit do ketë një rol asistues, për të ndihmuar në mirë organizimin e tifozëve apo përzgjedhjen e tyre.
Për shkak të fluksit të madh të kërkesave, ekziston mundësia që vetë UEFA të praktikojë një short elektronik për të caktuar “të “përzgjedhurit” që do të kenë fatin të ndjekin ndeshjet në stadium.
Numri i biletave për tifozëritë e skuadrave pjesëmarrëse, do të jetë i njëjtë për secilën nga dy ekipet që do përballen. Gjithsesi, do të jetë varësi edhe kapaciteti i stadiumit. Sa më i madh, aq më i lartë do jetë edhe numri i biletave në dispozicion.
Në linkun që do të ofrojë UEFA, secili mund të shkruajë gjeneralitetet dhe të bëjë rezervim nëpërmjet kartës së kreditit. Më pas, do të njoftohet nëse ai ka arritur të jetë përzgjedhur për të marrë një biletë apo jo.
Mbi 100 mijë kërkesa për bileta për të ndjekur kuqezinjtë në Euro 2016 Mbi 100 mijë kërkesa për bileta për të ndjekur kuqezinjtë në Euro 2016 Reviewed by Tipi on 2:52 AM Rating: 5

No comments: