Në Itali ndalohet ferexheja

Një rajon verior i Italisë ka ndryshuar legjislacionin dhe ka miratuar ndalesën për të veshur ferexhe dhe veshje islamike në spitalet dhe ndërtesat e qeverisë lokale, pas sulmeve terroriste që goditën Evropën.
Ligji i ri i miratuar në rajonin e Lombardisë do të hyjë në funksion që nga dita e parë e vitit 2016, ndërsa është ligji i parë nga një rajon italian që ndalon mbulesat islamike, transmeton Koha.net.
“E kemi rifreskuar ligjin dhe tani askush me fytyrë të mbuluar nuk do të lejohet të hyjë në vende publike, spitale dhe zyra qeverisëse”, është shprehur Roberto Maroni, kryetar i Lombardisë për Il Fatto Quotidiano.
Ky vendim është kritikuar nga ministri i Drejtësisë, Andrea Orlando, i cili është shprehur se nuk duhet të bëjmë propaganda mbi domenin se ekstremistët islamik janë të pamposhtur.
“Gjëja e fundit që na duhet tani është që të rrisim një valë të simboleve dhe të bëjmë propagandë, një domen se ekstremistët islamik janë të pamposhtur”, ka thënë Orlando.
Në Itali ndalohet ferexheja Në Itali ndalohet ferexheja Reviewed by Tipi on 12:00 PM Rating: 5

No comments: