Nxënësja e pashpirt: Ja si ia shkatërroi jetën mësueses

Një nxënëse e pashpirt, e cila ia shkatërroi jetën mësueses së saj, është dënuar me dy vite burg.
Britanikja Elisa Bianco, 22 vjeç, u hoq sikur ishte e sëmurë me tumor vdekjeprurës në veshka, duke e manipuluar 49-vjeçaren Sally Retallack deri në atë fazë sa ajo humbi shtëpinë, punën dhe martesën.
Sipas Daily Mail, studentja bëri që mësuesja të besonte se ajo kishte vetëm tre muaj jetë dhe nuk kishte ku të shkonte.
Nëna e katër fëmijëve nisi të kujdesej për të duke i besuar gjithçka.
Studentja shkroi një listë dëshirash për t’i përmbushur përpara ‘vdekjes’, përfshi këtu edhe udhëtime dhe dhurata të shtrenjta.
Retallack madje organizoi një festë lamtumire, duke menduar se ajo do vdiste.
Sally e dërgonte atë çdo ditë në spital, por ajo thjesht ulej në kafene, e veshur me pizhama dhe me fasho në krahë.
Por gënjeshtrat e saj dolën në dritë kur Retallack, e cila hoqi dorë nga puna për t’u kujdesur për të, bëri një vizitë surprizë në spitalin ku duhej të trajtohej Elisa, por mësoi se ajo nuk kishte marrë kurrë mjekim aty.
Elisa e pranoi fajin përpara gjykatës.
Togat e zeza dëgjuan rastin e pazakontë.
Elisa hyri mes çiftit, duke futur xhelozi, çka solli edhe ndarjen e tyre.
Më vonë, si për të shtuar akoma më shumë dhimbjen, ajo hapi një profil fals online si një mjek i quajtur “John” dhe nisi të ngacmonte mësuesen.
Sally dhe “John” u bënë kaq të afërt, sa nisën të shkëmbejnë mesazhe intime.
Por Elisa shpiku një sëmundje edhe për “John” dhe e “vrau” përpara se të takoheshin.
Gjykatësi Christopher Harvey Clark tha: “Është një rast i çuditshëm dhe shumë shqetësues”.
“Ti, në mënyrë të pashpirt, ke manipuluar emocionet më të thella të zonjës Retallack. Nuk ka dënim që e kompenson këtë”.
Elisa u njoh me Sally Retallack në vitin 2009, kur kjo e fundit u caktua pedagoge mbikëqyrëse e saj.
Elisa synonte të merrte një diplomë për kujdes social.
Adoleshentja i tha tutores (pedagoges personale) se prindërit e saj ishin të alkoolizuar.
Më vonë nisi të pretendonte se mamaja e dhunonte.
Këto ishin të gjitha gënjeshtra.
Sally nisi ta ndihmonte edhe financiarisht deri sa në prill të vitit 2012, ajo mbërriti tek shtëpia e saj me valixhe në duar.
Pasi kaloi një fundjavë, ajo u rikthye pas tre javësh duke i thënë se kishte gjak në urinë dhe se kishte dhimbje në veshka.
Këtu nisi marrëdhënia e ngushtë dhe Elisa nisi ta quantë atë “mami”, madje flinte edhe në krevatin e saj.
Duke folur në gjykatë, Sally tha mes lotëve: “Fillimisht mendova se ishte një njeri pozitiv dhe mendjehapur”.
“E gjithë familja ime ndjente keqardhje për të dhe e mirëpritëm”.
“Kisha një familje të mirë dhe të lidhur ngushtë”.
“Tani nuk kam as karrierë, as punë dhe as burrë”.
“Kam nisur të rindërtoj jetën time duke u vendosur në Francë”.
“E besoja sinqerisht se Elisa po vuante dhe se nuk kishte njeri tjetër”.
“Im shoq dhe unë ngadalë nisëm të ndahemi pasi roli im si nënë dhe si bashkëshorte ishte vënë në dyshim nga rritja e ndjeshme e nevojave fizike, financiare dhe emocionale të Elisa-s”.
Nxënësja e pashpirt: Ja si ia shkatërroi jetën mësueses Nxënësja e pashpirt: Ja si ia shkatërroi jetën mësueses Reviewed by Tipi on 8:06 AM Rating: 5

No comments: