Senatori i Shtetit Martin Golden - Shqiponjë dy krenare me duar, dhe Plisë të Bardhë

"Shqiponje dy krenare me duar dhe me plis te bardh shikone"!

Shumë dashuri për shqiptarët - Gëzuar Vitin e Ri 2016, suksese, lumturi mbarësi për të gjithë Shqiptarët kudo që janë ! shkruan në urimin e tij Senatori i Shtetit të Nju Jorkut, Martin J. Golden.

BROOKLYN NY: Senatori i Shtetit të Nju Jorkut, Martin J. Golden - mik i dëshmuar i shqiptarëve, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për tja uruar Vitin e Ri 2016- të gjithë shqiptarëve në vend të kartolinës së vitit të ri.
Në një fotografi të publikuar në Facebook dhe Instagram, Senatori i Shtetit të Nju Jorkut, Martin J. Golden shihet duk bërë shqiponjën dykrenare me duart etij, teksa në kokë mbanë një Plisë të Bardhë.
Shumë dashuri për shqiptarët - Gëzuar Vitin e Ri 2016, suksese, lumturi mbarësi për të gjithë Shqiptarët kudo që janë ! shkruan në urimin e tij Senatori i Shtetit të Nju Jorkut, Martin J. Golden.
Martin J. Golden është një politikan amerikan nga Brooklyn, New York, një nga pesë lagjet e New York City. Aktualisht një anëtar i Senatit të Shtetit të New York-ut, ai është një ish-anëtar i Këshillit Bashkiak të Qytetit të Nju Jorkut.
Golden është aktualisht i vetëmi Republikan nga Brooklyni me 2 milion banorë, përfaqësues në Senatin e Shtetit, dhe një nga tre zyrtarët republikanë të zgjedhur në Brooklyn, së bashku me Nicole Malliotakis, dhe Daniel M. Donovan, Jr ..
Martin J. Golden u zgjodh për të përfaqësuar zonën elektorale 22 të Senatit të Shtetit të Nju Jorkut për her të parë në vitin 2002. Qarkut 22 i Senatit të Shtetit i cili përfshin lagjet e Bay Ridge, Dyker Heights, Bensonhurst, MarinePark, Gerritsen Beach, Gravesend dhe pjesët të Sheepshead Bay, Borough Park dhe Midwood.
Këto janë edhe pjesët ku më së shumti jetojnë emograntët shqiptarë, emigruar në kohë e rrethana të ndryshme nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Lugina e Presheves, dhe Çamëria, të cilët kan shtëpit dhe bizneset e tyre, ose punojnë në këto dy qytete.
Këtu mendohet se së bashku me ishullin Staten Island në këto pjesë jetojnë më shumë se 40 mijë shqiptarë, të cilët japin një kontribut të madh në zhvillimin e qytetit, ata janë njerëz puntor të ndershëm që e duan Amerikë ashtu si duan edhe vendin e tyre -
Presidenti i organizatës Rrënjët Shqiptare zoti Marko Kepi punonë në zyrën e Senatorit të Shtetit të Nju Jorkut, Martin J. Golden
Senatori i Shtetit Martin Golden - Shqiponjë dy krenare me duar, dhe Plisë të Bardhë Senatori i Shtetit Martin Golden - Shqiponjë dy krenare me duar, dhe Plisë të Bardhë Reviewed by Tipi on 8:34 AM Rating: 5

No comments: