Tregim islam - Paraja

Ishte ditë Ramazani, Ethemi, pak para se të afronte iftari, shkoi në furrë për të marrë byrekun. Përpara furrës ishte një radhë e gjatë. Kur u afrua koha e iftarit, njerëzit që prisnin në radhë,filluan të mos duronin më.Furaxhiu ishte edhe më I shqetësuar.Nuk ishte e lehtë t`u jepje byrekët atyre që vinte radha dhe t`u merrje paratë.
Pak para se të binte daullja e iftarit, I erdhi radha Ethemit.Furaxhiu ishte tepër I lodhur dhe gabimisht I ktheu më shumë kusur.
Mos ndodhi ndonjë gabim,bir?
Ethemi u përgjigj:
-Jo xhaxha!
Mori paratë dhe 
shkoi në shtëpi duke vrapuar.
Në tryezën e iftarit, Ethemi kishte humbur në mendime.Kur hyri në shtrat,shqetësimi iu shtua edhe më shumë.Sikur një njeri I padukshëm po i kërkonte llogari dhe I thoshte:
“Pse e bëre këtë? Përse I more paratë,të cilat nuk ishin të tuat?”
Ai mendoi t`ia tregonte nënës së tij ato që kishin ndodhur.
Pastaj menjëherë hoqi dorë.Me siguri nëna do ta qërtonte dhe do të zemrohej shumë.
Gjatë natës pa ëndrra të frikshme.Kur u zgjua në mëngjes, ishte edhe më I shqetësuar dhe dicka e mundonte në zemër.Këputi fletën e kalendarit dhe filloi ta lexonte.Aty shkruhej ky hadith fisnik I Pejgamberit tonë a.s:
“Mëkati është ajo gjë që ta bren zemrën dhe nuk dëshiron që ta dinë të tjerët.”(Muslim,Birr, 14-15)
Ethemi ndjeu se iu skuq fytyra.Sikur këtë hadith Pejgamberi ynë I Nderuar e kishte shkruar tamam për të.Shkoi drejt e te furra.Paratë,të cilat nuk ishin të tijat, ia dorëzoi furaxhiut duke I kërkuar ndjesë.

Tregim islam - Paraja Tregim islam - Paraja Reviewed by Tipi on 10:10 AM Rating: 5

No comments: