Vrau gjithë familjen shkaku i stilit të flokëve të djalit

Një burrë në Rusi e ka pranuar para trupit gjykues se e ka vrarë gruan shtatëzënë, gjashtë fëmijët dhe nënën e tij pas një polemike që kishte me ta për stilin e flokëve të djalit të tij.
Oleg Belov e ka pranuar se ka vrarë gjithë familjen e tij vetëm për shkak të sherrit për stilin e flokëve të 6-vjeçar, transmeton Klan Kosova.
Ai i tha gjykatës se gruaja e tij Yulia dëshironte të divorcohej me të e për këtë shkak ia preu flokët djalit në atë mënyrë.
“Ajo ia kishte prerë flokët si një papagall. E pyeta atë nëse po bënte shaka ose çfarë?”.
“Tentova ta marr makinën e flokëve, por menjëherë filloi sherri”, u shpreh Belov.
Ai u shpreh se e kishte goditur gruan e tij dy herë përpara se ajo të shkonte të kërkonte ndihmë.
Belov e ndoqi atë dhe e vrau me sëpatë përpara se të kthehej  t’i vriste fëmijët.
Pasi vrau fëmijët ai shkoi në shtëpinë e nënës së tij 73 vjeçare dhe e goditi 21 herë me thikë.
Sipas medieve ruse Belov rrezikon burgun e përjetshëm. 
Vrau gjithë familjen shkaku i stilit të flokëve të djalit Vrau gjithë familjen shkaku i stilit të flokëve të djalit Reviewed by Tipi on 3:05 PM Rating: 5

1 comment: