A është kjo protesta më masive e Opozitës?

Këshilli i Sigurisë i Kosovës ka dënuar fuqishëm eskalimin në dhunë të protestës së organizuar nga partitë opozitare në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.
“Duke e njohur dhe respektuar të drejtën për protestë paqësore, Këshilli i Sigurisë i Kosovës fton organizatorët e saj të ushtrojnë përgjegjësinë që u takon për t’i larguar nga rrugët e kryeqytetit të Kosovës, të gjithë protestuesit e dhunshëm”.
“Këshilli i Sigurisë kërkon nga partitë opozitare të heqin dorë nga ky skenar për përdorimin e dhunës dhe mjeteve të rrezikshme, për rrënimin e rendit institucional e kushtetues të Kosovës”.
“Është për keqardhje, që duke arsyetuar veprimin e protestuesve të dhunshëm, organizatorët e protestës, në mënyrë të qartë po marrin përsipër sulmet ndaj institucioneve të shtetit dhe sfidimin e Policisë së Kosovës në kryerjen e detyrës zyrtare për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike” thuhet në një kumtesë të Qeverisë së Kosovës.
Këshilli i Sigurisë i Kosovës kërkon nga organizatorët e protestës që të bashkëpunojnë me organet e shtetit për t’i vënë përpara drejtësisë përgjegjësit për pasojat e protestës, nga e cila janë lënduar disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës, disa protestues, por edhe disa qytetarë, kalimtarë të rastit. Është përgjegjësi e organizatorëve të protestës lëndimi i njerëzve dhe dëmi material në pronat publike dhe private.
Ky këshill poashtu iu jep mbështetje të plotë institucioneve kompetente të rendit dhe ligjit në Kosovë për menaxhimin e situatës së krijuar dhe për ruajtjen e institucioneve të shtetit dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.
KSK kërkon nga organet e rendit dhe të ligjit, që konform ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të marrin të gjitha masat për hetimin e plotë të ngjarjeve të sotme dhe vënien e përgjegjësve përpara drejtësisë.
Pas protestës, mblidhet Këshilli i Sigurisë
Këshilli i Sigurisë së Kosovës është mbledhur për ta shqyrtuar situatën pas protestës së Opozitës. Këshilli i Sigurisë së Kosovës është mbledhur sot pas protestës së dhunshme të Opozitës. Burime të mediave kanë treguar se mbledhja e këtij mekanizmi të sigurisë ka ndodhur për të analizuar situatën e pas protestës.
Mbledhjen e ka udhëhequr Kryeministri Isa Mustafa.
Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ende s’ka lëshuar deklaratë për protestën e sotme të Qeverisë.
Opozita ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë dhe ka paralajmëruar vazhdimin e protestave.
Ndryshe, në protestën e sotme të opozitës, ka pasur 12 të lënduar dhe 24 protestues të ndaluar nga Policia e Kosovës.
Opozita ka thënë se në protestën e sotme ishin 100 mijë protestues, derisa, policia ka thënë se ishin 8 mijë.
A është kjo protesta më masive e Opozitës? A është kjo protesta më masive e Opozitës? Reviewed by Tipi on 10:12 AM Rating: 5

No comments: