ACARI I DIMRIT DHE ACARI I ZEMRAVE!!!

Këto vitet e fundit rrallë kemi patur një dimër si ky. Acar si ky rrallë kemi përjetuar. Dimër me acar të paparë. Për shkak të acarit dhe borës së madhe, plot njerëz në trojet tona po ballafaqohen me telashe të ndryshme. Kanë mbetur të izoluar nëpër shtëpitë e tyre në viset malore, disave u mungojnë madje edhe gjërat më elementare për jetë. Tashmë u lajmëruan edhe viktimat e para, edhe tek ne. Në disa nga pamjet që na ofrohen në TV shohim se shumica e këtyre fshatrave nuk kanë madje as rrugë të përshtatshme për të arritur ndihma deri atje, ndihmat të cilat edhe në gjendjen normale janë një luks jetësor për këta njerëz. Banorët e këtyre viseve tona bëjnë jetë të vështirë edhe kur nuk ka dëborë e lëre më tani ...
Këto vitet e fundit rrallë kemi patur një dimër si ky. Acar si ky rrallë kemi përjetuar. Dimër me acar të paparë. Për shkak të acarit dhe borës së madhe, plot njerëz në trojet tona po ballafaqohen me telashe të ndryshme. Kanë mbetur të izoluar nëpër shtëpitë e tyre në viset malore, disave u mungojnë madje edhe gjërat më elementare për jetë. Tashmë u lajmëruan edhe viktimat e para, edhe tek ne. Në disa nga pamjet që na ofrohen në TV shohim se shumica e këtyre fshatrave nuk kanë madje as rrugë të përshtatshme për të arritur ndihma deri atje, ndihmat të cilat edhe në gjendjen normale janë një luks jetësor për këta njerëz. Banorët e këtyre viseve tona bëjnë jetë të vështirë edhe kur nuk ka dëborë e lëre më tani ...



Pse vallë?!!!



Sepse edhe para hyrjes në stinën e dimrit atyre u mungojnë të gjitha. Më së paku të përmendur, më së paku të trajtuar, më së paku të ndihmuar, janë banorët e këtyre viseve. Banorët e këtyre viseve jetojnë sikur të mos ishin pjesë e popullsisë së shteteve tona.



Me acar të këtillë ballafaqohen edhe kanadezët, suedezët, norvegjezët, etj., prej shumë e shumë vitesh. Mos më thuaj tani se ato janë shtete të fuqishme, kanë buxhet të mjaftueshëm, kanë forcë të mjaftueshme për të përballuar acaret e këtilla. Mos më thuaj sepse po ta them që më parë, ata krijimin e shteteve të tyre aq të fuqishme e kanë bërë duke ia siguruar qytetarit kushtet e nevojshme jetësore, duke menduar për të, për nevojat e tij, me kohë pra, e jo vetëm kur shtigjet e ashtuquajtura rrugë bllokohen nga dëbora. Qytetari atje i ka bukën, ujin e rrymën të siguruara para hyrjes në stinën e dimrit. Ndërkaq, për banorin e viseve tona malore, këto gjëra tani quhen mbijetesë. Nëse shteti, shoqëria, do të mendonte me kohë për kushtet elementare të këtyre njerëzve, nevoja për mbijetesë nuk do të ekzistonte tani. Pra, nuk duhet të jesh domosdoshmërisht banor i Kanadasë apo Suedisë për të përballuar acarin e dimrit. Dimri në një shoqëri normale përballohet lehtë, pa sakrifica të jashtëzakonshme, nëse zemrat e mbajtësve dhe menaxhuesve të parasë publike, janë të ngrohta. Por, fatkeqësisht zemrat e tyre janë ngrirë, janë ngrirë nga acari në shpirtin e tyre. Jo rastësisht në titull e futa edhe acarin e zemrave. Acari i dimrit është nga vullneti i Allahut, kurse acari i zemrave është nga vullneti i njeriut.



Na është bërë e zakonshme të dëgjojmë se viti buxhetor nëpër ministritë tona po përmbyllet me suficit. Na dolën shumë pyetje tani!



Po ç’është suficiti?!



Suficit quhet sasia e të hollave që dalin të tepërta në krahasim me vlerën e mallrave, të planifikimit dhe projekteve për investim. Me fjalë tjera, suficiti është teprica e të ardhurave kundrejt shpenzimeve në buxhet. Për mosnjohësit e ekonomisë dhe financave, ka një sqarim tjetër, suficit quhen paratë që planifikuesve nëpër ministri u kanë tepruar, pra, nuk kanë patur ku t’i harxhojnë!



E ke tani të qartë?



Unë nuk i kam studiuar as ekonominë e as financat, por një gjë si qytetar e kam të qartë, nëse në vendet tona nuk ka ku të investohet, nëse në vendet tona nuk ke ku dhe nuk di të shpenzosh për ndërtimin e shtetit dhe ngritjen e infrastrukturës, atëherë ne po jetuakemi më mirë se e tërë Evropa!



Edhe diç për acarin e zemrave!



Sot lexova në gazetë dhe në internet, se në një fshat jo larg Prishtinës as rruga nuk qenka pastruar nga bora, sepse banorët qenkan përkrahës të një partie tjetër nga ajo në pushtet. Acari i dimrit do të përballohej fare lehtë sikur të mos ekzistonte acari i zemrave. Këta njerëz, në viset tona, janë shembulli tipik i vuajtjes së dikujt nga acari i dimrit për shkak të acarit në zemrat e pushtetarëve.



Përderisa për qytetarin tonë luks është uji e buka, e të mos flasim për një kg. mish ose diç pak më të shtrenjtë, përderisa qytetari ynë e jeton jetën sikur në të kaluarën, ndërsa politikani dhe ai tjetri në pushtet e jeton jetën sikur në ardhmëri, ky dallim nuk jep shenja shprese, ky dallim për më tepër shkakton zhgënjim.



Për acarin e zemrave kemi shumë për të thënë sepse për dallim nga acari i dimrit që është kalues, ky i zemrave po na përcjellë një kohë të gjatë.
ACARI I DIMRIT DHE ACARI I ZEMRAVE!!! ACARI I DIMRIT DHE ACARI I ZEMRAVE!!! Reviewed by Tipi on 7:36 AM Rating: 5

No comments: