Arifhikmeti ia ‘kafshon’ veshin Tysonit (Foto/Video)

Kanë kaluar 18 vjet që nga incidenti mes Evander Holyfield dhe Mike Tyson.
Por, aktori Xhevdet Jashari na e përkujton përmes një fotografie që e ka publikuar në Instagram.
Tyson në përballjen me Holyfieldin i kishte kafshuar veshin në vitin e largët 1997, transmeton Telegrafi.
Por, kësaj radhe ‘viktimë’ është Tyson, të cilit ia ‘kafshon’ veshin aktori i njohur më mirë si Arifhikmeti i serilait ‘O sa mirë’.
“Shikoni si e ka bërë fytyrën për gjynah”, ka shkruar Jashari përbri fotografisë teksa shihet duke i ‘kafshuar’ veshin boksierit legjendar amerikan.
Ndryshe, Arifhikmeti si duket po kalon qaste të mira në pushime para fillimit të xhirimit të sezonit të ri të serialit ‘O sa mirë’.
Arifhikmeti ia ‘kafshon’ veshin Tysonit (Foto/Video) Arifhikmeti ia ‘kafshon’ veshin Tysonit (Foto/Video) Reviewed by Tipi on 9:50 AM Rating: 5

No comments: