Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë gjatë orëve të pasdites së të dielës, ku babai ka qëlluar me thikë dy vajzat e tij, njëra prej të cilave ka ndërruar jetë.
Burime paraprake nga Policia e Tiranës bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Jordan Misja”, ku Kujtim Ibraj ka plagosur me thikë dy vajzat e tij, E.I, dhe Elidona Ibraj, 17 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spital.
Policia ka arrestuar babanë vrasës, ndërsa është ende duke punuar për të zbardhur shkaqet e këtij krimi të rëndë në familje. /Top Channel/
Babi në Tiranë ther dy vajzat e tij me thikë, njëra ndërron jetë
Reviewed by Tipi
on
2:04 PM
Rating:
No comments: