E pastreha lind në trotuarin e Vatikanit dhe ndodh "mrekullia"

Vatikan- Vogëlushja Irena ka ardhur në jetë mbrëmjen e së martës

                                                           Vogëlushja Irena ka ardhur në jetë mbrëmjen e së martës në sheshin e "Shën Pjetrit". Nëna e tij Maria Claudia, një rumune e pastrehë 36-vjeçare, u detyrua ta lindte fëmijën e saj në trotuarin pranë Piazza Pio XII.
Asaj iu gjend afër një efektive e quajtur Maria, e cila hoqi xhaketën e saj për të mbuluar vogëlushen. Kur ambulanca mbërriti, fëmija ishte ende e lidhur me nënën e saj përmes kordonit të kërthizës, dhe gëzonte shëndet të plotë.
Ajo quhet Irene dhe peshon 2.9 kilogramë. Mamaja dhe vajza janë pranuar në spitalin "Santo Spirito", i cili ndodhet disa qindra metra larg “Shën Pjetrit”.
Pikërisht në këtë spital iu dha lajmi i mirë nënës së pastrehë. I dërguari i Papa Françeskut, kryepeshkopi Konrad Krajewski, i komunikoi asaj, në emër të Papës, mikpritjen për nënën dhe vajzën për një vit, në një shtëpi për nënat e pamartuara që drejtohet nga murgeshat e Nënë Terezës në Primavalle.
E pastreha lind në trotuarin e Vatikanit dhe ndodh "mrekullia" E pastreha lind në trotuarin e Vatikanit dhe ndodh "mrekullia" Reviewed by Tipi on 9:42 AM Rating: 5

No comments: