I ngacmoi motrën, shqiptari vret grekun me çelësin e makinës

Detaje të tjera zbardhin vrasjen e qytetarit grek nga i riu shqiptar. Informacionet në vijim flasin për një krim, i cili ka patur në qendër motive familjare. Mësohet se 27-vjeçari shqiptar e ka sulmuar 43-vjeçarin grek, pasi e ka parë duke biseduar me të motrën, në momentin që ka hyrë në lokal.

Lajmi bëhet i ditur nga “Panorama”, e cila shkruan se i riu shqiptar ka pritur derisa greku ka dalë nga lokali për ta sulmuar, në momentin që ai i është afruar një taksie.
Si armë i riu shqiptar ka përdorur çelësin e makinës, duke i dhënë disa të goditura në qafë dhe gjoks. Edhe pse kanë kaluar shumë orë nga ngjarja, pasi ajo ka ndodhur mëngjesin e të dielës, shumë pak media greke kanë raportuar mbi arsyen e vërtetë të ngjarjes.
43-vjeçari grek, i cili fillimisht nuk e ka kuptuar gjendjen e tij serioze, i ka kërkuar një taksie që ta dërgojë në spital. Ai ndërroi jetë pak para se të mbërrinte në dyert e spitalit.
I ngacmoi motrën, shqiptari vret grekun me çelësin e makinës I ngacmoi motrën, shqiptari vret grekun me çelësin e makinës Reviewed by Tipi on 9:00 PM Rating: 5

No comments: