Instagrami ia fshin Ardit Gjebresë mesazhin kundër Charlie Hebdos! (Foto)

Instagrami ia fshin Ardit Gjebrese mesazhin kunder Charlie Hebdos!
Ardit Gjerbrea ka reaguar ashpër kundër revistës satirike franceze, Charlie Hebdon.
Kjo e fundit, ka ironizuar me fotografinë e djaloshit të ndjerë sirian, Alanit, i cili ndërroi jetë në brigjet turke duke kërkuar shpëtim.
Kantautori shqiptar, Gjebrea kishte shkruar në llogarinë e tij në Instagram se është i turpshëm artikulli për refugjatët në botë duke u tallur me vdekjen e vogëlushit sirian, transmeton Telegrafi.
Arditi 1
Por, kjo si duket nuk i ka pëlqyer aspak Instagramit, i cili ka fshirë mesazhin e Gjebresë nga rrjeti social.
Ky veprim ka revoltuar këngëtarin shqiptar, i cili ka shkruar sërish në llogarinë e tij në këtë rrjet social duke thënë se mund t’i fshihen mesazhet, por jo edhe bindjet që ka rreth kësaj teme të ndjeshme. /Telegrafi/
arditi 2
Instagrami ia fshin Ardit Gjebresë mesazhin kundër Charlie Hebdos! (Foto) Instagrami ia fshin Ardit Gjebresë mesazhin kundër Charlie Hebdos! (Foto) Reviewed by Tipi on 9:31 AM Rating: 5

No comments: