Ja me cilat këngë u bënë të njohura Genta, Nora, Elvana, Dafina dhe Tuna (VIDEO)

Edhe sot ato vazhdojnë të jenë më të kërkuarat nga publiku shqiptarë

Nora Istrefi, Genta Ismajli, Elvana Gjata dhe Dafina Zeqiri janë këngëtaret më aktive tash e një dekadë me radhë, transmeton lajmi.net.
Por a e dini se me cilat këngë janë bërë të njohura ato?
Nora Istrefi debutoi në vitin 2005 me këngën ‘Taxi’ në xhirimet e vitit të ri në RTV21.
Genta Ismajli erdhi nga Amerika për të provuar fatin në Kosovë dhe u mirëprit nga publiku me këngën e parë ‘Dridhem’.

Elvana Gjata pas ‘Ethet e së premtës’ u prezantua në Kënga Magjike 2004 me këngën ‘Vetëm Zoti e di’. Në Kosovë u bë shumë e njohur me bashkëpunimin me Tingullin e Trent (Getin) në këngën ‘Të dy’ në vitin 2005.

Dafina Zeqiri debutoi në Kosovë në vitin 2006. Ajo erdhi nga Suedia dhe u përqafua menjëherë nga publiku kosovar. ‘Harrimi i dashurisë’ ishte kënga e saj e parë.

Tuna nga Shkupi u bë e njohur në vitin 2002 me këngën ‘Ciao Machoman’ në festivalin shqiptar ‘Nota Fest’. Një vit më vonë ajo shpërtheu edhe në Kosovë me këngën dhe klipin ‘Piroman’.
Ja me cilat këngë u bënë të njohura Genta, Nora, Elvana, Dafina dhe Tuna (VIDEO) Ja me cilat këngë u bënë të njohura Genta, Nora, Elvana, Dafina dhe Tuna (VIDEO) Reviewed by Tipi on 12:03 PM Rating: 5

No comments: