Kërcënon gruan: Je bërë shumë angleze, do të ta shkul zemrën

Një shtetas shqiptar në Angli u ndalua nga policia pasi kishte kërcënuar gruan e tij se do t’ia shkulte zemrën.

Behar Kasemi, shqiptar nga Kosova, pranoi në gjykatë se e kishte kërcënuar gruan e tij, pasi ajo ishte bërë shumë angleze dhe u shpreh se gratë duhet t’u binden burrave dhe kanë për detyrë të rritin fëmijët, të lajnë dhe të pastrojnë. Shqiptari u lirua pas 24 orësh, por gjykata vendosi që ai të mos i afrohej më banesës ku jeton e shoqja.

Ai lirua ditën e shtunë, por nuk u mjaftua me kaq. Kasemi akuzoi Policinë britanike se nuk e dërgoi në ndonjë vend për të fjetur dhe as që nuk e ndihmoi të mblidhte sendet e sekuestruara, që sipas tij, disa prej tyre mungojnë.
Kërcënon gruan: Je bërë shumë angleze, do të ta shkul zemrën Kërcënon gruan: Je bërë shumë angleze, do të ta shkul zemrën Reviewed by Tipi on 9:48 AM Rating: 5

No comments: