Vetëm kjo panda është shumë e lumtur nga dëbora në SHBA (VIDEO)

Teksa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportohet se dëbora për shkak të stuhisë “Jonas”, në disa zona pritet të shkojë mbi 1 metër, një panda duket se është gëzuar mjaft.

Siç shihet edhe në video, panda Tian Tian është zgjuar në Parkun Zoologjik Kombëtar të Uashingtonit, mjaft e lumtur teksa kishte parë rreth e qark një sasi të madhe dëbore.

Këto pamje janë kapur nga kamerat e kopshtit zoologjik. Panda 18-vjeçare lozte mjaft e lumtur në dëborën e saporënë, duke formuar dhe engjëj dëborë. Duket se ajo është e vetmja që është lumturuar për stuhinë “Jonas”
Vetëm kjo panda është shumë e lumtur nga dëbora në SHBA (VIDEO) Vetëm kjo panda është shumë e lumtur nga dëbora në SHBA (VIDEO) Reviewed by Tipi on 9:51 AM Rating: 5

No comments: