Në Austri gjenden pjesët e trupit të një gruaje në dy valixhe

Në Austri gjenden pjesët e trupit të një gruaje në dy valixhe
Policia austriake thotë se ka gjetur pjesët e trupit të një gruaje në një liqen afër qytetit Gmuden, 80 kilometra në afërsi të Salzburgut.
Sipas Policisë, eshtrat i takojnë një gruaje 70 vjeçare, të cilat ishin të vendosura në dy valixhe në liqenin austriak.
Policia beson se valixhet me eshtrat e 70 vjeçares janë hedhur të dielen ne liqen, derisa një kalimtar i rastit e kishte njoftuar Policinë në lidhje me rastin me të parë një valixhe në breg të liqenit.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera, derisa thotë se po vazhdon të merret me hetimin e rastit për të mësuar shkaqet e vdekjes dhe identitetin e viktimës.
Ndërkaq televisioni shtetëror austriak ORF, ka raportuar se identifikimi i viktimës është vështirësuar për shkak se i mungojnë disa pjesë të trupit.
Në Austri gjenden pjesët e trupit të një gruaje në dy valixhe Në Austri gjenden pjesët e trupit të një gruaje në dy valixhe Reviewed by Tipi on 8:12 AM Rating: 5

No comments: