Në vitin 2016 «Adem Jashari» i përshëndet nga pista heronjtë e rrejshëm Pamjet më të bujshme në vitin 2016 do të jenë ato kur t’i shohim nga televizori fluturimet e aeroplanëve nga Aeroporti i Prishtinës «Adem Jashari» me të akuzuarit nga Gjykata speciale…

Bllokada institucionale dhe kriza politike në Kosovë mund të thellohen tutje, nëse partitë politike nuk reflektojnë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me parimet e marrëveshjes për Asociacionin e komunave të banuara me shumicë serbe, vlerësojnë analistët politik.
Me vet faktin që Kushtetuesja ka konstatuar se disa parime të kësaj marrëveshje nuk janë në tërësi në harmoni me Kushtetutën, kjo, sipas analistëve, do të duhej të shërbente si bazë për vendosjen e dialogut gjithëpërfshirës në mënyrë që Kosova të ndërtojë një qasje të re në raport me dialogun me Serbinë.
Analisti i Institutit Demokratik të Kosovës, Albert Krasniqi, thotë se arsyet për përplasje ndërmjet opozitës dhe pushtetit kanë pushuar. Tashmë, sipas tij, është e qartë se ky Asociacion nuk mund të themelohet ashtu siç është paraparë me marrëveshjen që Kosova dhe Serbia nënshkruan më 25 gusht në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të jetë obligues për të gjithë, thotë në anën tjetër, analisti Emrush Ujkani. Megjithatë, Ujkani beson se edhe vendimi i Gjykatës nuk e ka qartësuar shumë kushtetutshmërinë e marrëveshjes që Kosova ka nënshkruar me Serbinë.
"Nëse thuhet se marrëveshja devijon në aspektin e parimeve, kur është në pyetje kushtetutshmëria, atëherë shtrohet si pyetje se si është e mundur që ajo të mos devijojë në përmbajte", ka thënë Ujkani.
Mungesa e një sqarimi të mirëfilltë të kushtetutshmërisë së marrëveshjes nga ana e Gjykatës Kushtetuese, sipas Ujkanit e ka bërë të pashmangshme bartjen e krizës politike edhe në vitin e ardhshëm. Dalja nga kjo gjendje, ka theksuar ai, mund të shihet vetëm përmes vendosjes së dialogut politik i cili do të ndërmjetësohej nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Nënshkrimi i një marrëveshjeje që nuk është në harmoni me Kushtetutën, sipas Albert Krasniqit, do të duhej të barte pasoja për stafin që ka shoqëruar kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa në dialogun e Brukselit.
"Vet procesi i bisedimeve me Serbinë dhe përbërja e delegacionit duhet të rregullohet, duke e formuar një ekip të unitetit siç ka qenë edhe në të kaluarën. Kurse, Qeveria duhet të jetë shumë më transparente dhe të raportojë para Kuvendit dhe të mos hyjë më në obligime pa marrë një aprovim paraprak nga ana e Kuvendit", ka thënë Krasniqi.
Që nga 25 gushti, opozita është mbledhur në një front unik për të kundërshtuar marrëveshjen me Serbinë për Asociacionin dhe atë me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit. Kurse tani, pas vendimit të Kushtetueses ku konstatohet se parimet e marrëveshjes për Asociacionin nuk ishin në tërësi në harmoni me Kushtetutën, opozita e ka shtuar edhe një kërkesë - për dorëheqjen e Qeverisë dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.
Në anën tjetër, kryeministri Isa Mustafa dhe Qeveria që ai drejton kanë konstatuar se aktgjykimi nuk e pamundëson themelimin e Asociacionit, duke u zotuar se do të respektojnë vendimet e Kushtetueses në lidhje me parimet e marrëveshjes.
Në vitin 2016 «Adem Jashari» i përshëndet nga pista heronjtë e rrejshëm Pamjet më të bujshme në vitin 2016 do të jenë ato kur t’i shohim nga televizori fluturimet e aeroplanëve nga Aeroporti i Prishtinës «Adem Jashari» me të akuzuarit nga Gjykata speciale… Në vitin 2016 «Adem Jashari» i përshëndet nga pista heronjtë e rrejshëm Pamjet më të bujshme në vitin 2016 do të jenë ato kur t’i shohim nga televizori fluturimet e aeroplanëve nga Aeroporti i Prishtinës «Adem Jashari» me të akuzuarit nga Gjykata speciale… Reviewed by Tipi on 7:11 PM Rating: 5

No comments: