Linda Halimi mahnit J.Lo në “American Idol” (Video)

Më në fund, Linda Halimi ka debutuar në shown për zbulimin e talenteve “American Idol”.
Halimi u prezantua me këngën “It’s a Man’s World”, ku paraqitja e saj u vlerësua lartë nga anëtarët e jurisë së showt, të tillë, si Jennifer Lopez, Harry Connick dhe Keith Urban.
Madje, J.Lo pohoi se “Linda një zë të fuqishëm dhe do të donte ta shihte në fazën e ardhshme të garës”, transmeton Telegrafi.
Vlen të theksohet se pro këngëtares kosovare votuan te tre anëtarët e Jurisë.
Ndërsa faqja zyrtare e spektaklit në rrjetin social Facebook i ka kushtuar vëmendje të veçantë Lindës duke e publikuar një video për të cilën thotë “Çfarë storie frymëzuese…dhe ajo ka shumë talent”.
Linda nuk e harron edhe vendlindjen, ku me mburrje tregoi se është nga Kosova dhe se ka ëndërruar një moment të tillë. /Telegrafi/
Linda Halimi mahnit J.Lo në “American Idol” (Video) Linda Halimi mahnit J.Lo në “American Idol” (Video) Reviewed by Tipi on 1:52 AM Rating: 5

No comments: