Lionel Messi e ka fituar çmimin prestigjioz Topi i Artë, të pestin në karrierë, shkruan Zëri.
Ylli argjentinas e pati një vit impresionues, duke fituar pesë trofe me Barcelonën dhe e fitoi këtë çmim me plot meritë.
Ai i mposhti konkurrentët, yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo dhe shokun e skuadrës tek gjiganti katalunas, Neymar.
Messi është futbollisti me më së shumti Topa të Artë të fituar në karrierë, duke e shkruar edhe një herë emrin e tij në histori të futbollit.
Ylli argjentinas e pati një vit impresionues, duke fituar pesë trofe me Barcelonën dhe e fitoi këtë çmim me plot meritë.
Ai i mposhti konkurrentët, yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo dhe shokun e skuadrës tek gjiganti katalunas, Neymar.
Messi është futbollisti me më së shumti Topa të Artë të fituar në karrierë, duke e shkruar edhe një herë emrin e tij në histori të futbollit.
Roberto
Saviano, autor i romanit "Gomorra", ka takuar në Spanjë jashtëklasin e
Barcellona, Lionel Messi. Në një reportazh - tregim shpaloset historia e
një suksesi kur të jesh kampion kur duket e pamundur
E
takoj në dhomat e zhveshjes të stadiumit Camp Nou të Barcellona, një
stadium jashtëzakonisht i madh, i treti më i madh i botës. Kurse nga
shkallët e tribunave Messi është një njollëz e vogël, e pakontrollueshme
dhe shumë e shpejtë. Nga afër është një djalë i brishtë, por i fortë,
shumë i ndrojtur, flet pothuajse duke pëshpëritur një kantilenë
argjentinase, fytyra e ëmbël dhe e pastër për një qime mjekrre. Lionel
Messi është kampioni më i shkurtër i gjallë i futbollit. La Pulga,
pleshti, është nofka e tij. Ka staturën dhe trupin e një fëmije. Në fakt
qe fëmijë, rreth 10 vjeç kur Lionel Messi pushoi së rrituri. Këmbët e
të tjerëve zgjateshin, bile edhe duart, zëri ndryshonte, por Leo mbetej i
vogël. Diçka nuk shkonte dhe analizat e konfirmuan: hormoni i rritjes
ishte kufizuar. Messi ishte prekur nga një formë e rrallë e nanizmit. Me
hormonin e rritjes, u bllokua gjithçka dhe të fshihej problemi ishte e
pamundur. Midis shokëve, në fushën e vogël të futbollit, të gjithë e
kuptuan se Lionel ishte ndalur: "Isha gjithmonë më i vogli i të
gjithëve, çfarëdo gjëje që të bëja, kudo që të shkoja". Thonë pikërisht
kështu: "Lionel është ndalur". Sikur të kishte mbetur prapa, në ndonjë
vend. Në moshën 11-vjeçare, 1 metër e 40 centimetra me zor, i rri e
madhe fanella e Neëell's Old Boys, skuadrës së tij në Rosario të
Argjentinës. Vallëzon me mbathje të mëdha, me këpucë, megjithëse shumë
të shtrënguara lidhëset, pak si simite. Është një lojtar fenomenal, ama
në trupin e një fëmije 8-vjeçar, jo të një adoleshenti. Pikërisht në
moshën në të cilën, duke ravijëzuar një të ardhme, do të ishte për të
rritur një talent, rritja parësore, ajo e krahëve, gjoksit dhe këmbëve,
ndalet. Për Messin është fundi i shpresës që ushqehet në vetvete nga
debutimi i tij më i parë në një fushë futbolli, në moshën 5-vjeçare.
Dëgjon se me rritjen ka përfunduar edhe çdo mundësi për t'u bërë ai që
ëndërron, por mjekët kuptojnë se deficiti i tij, nëqoftëse kundërshtohet
në kohë, mund të jetë tranzitor. Mënyra e vetme për të kërkuar të
ndërhyhet është një terapi me bazë hormoni "gh": vite e vite bombardim i
vazhdueshëm që do t'i mundësojnë të rekuperojnë centimetrat e nevojshme
për të përballuar kolosët e futbollit modern.
Bëhet
fjalë për një kurë shumë të kushtueshme, të cilën familja nuk mund ta
përballojë: shiringa prej 500 eurosh secila, për t'u bërë të gjitha
ditët. Të luhet me top që të mund të rritet, të rritet që të mund të
luajë: tani më mbrapa kjo bëhet e vetmja rrugë. Një mënyrë për t'u
shëruar që nuk ka të bëjë me pasionin e jetës së tij, futbollin, Lionel
nuk arrin as ta imagjinojë. Por ato kura të mallkuara mund t'ia lejojë
vetes vetëm nëqoftëse një klub i një niveli të caktuar e merr nën
ombrellën e tij dhe ia paguan. Argjentina është duke u zhytur në krizën
ekonomike shkatërrimtare, nga e cila arratisen fillimisht investimet, më
pas edhe njerëzit, kursimet e të cilëve avullojnë me rënien e titujve
shtetërorë. Nipër e stërnipër emigrantësh të rritur në mirëqenie e
kërkojnë shpëtimin, duke emigruar në vendet e origjinës të stërgjyshërve
të tyre. Në këtë situatë, asnjë shoqëri argjentinase, megjithëse duke e
nuhatur talentin e vogëlushit Messi, nuk i mban që të marrë mbi vete
kostot e një basti të tillë. Edhe sikur t'i duhej të rritej ndonjë
centimetër më shumë - ky është arsyetimi - në futbollin modern tashmë pa
një fizik të zhvilluar nuk je më asgjë. Pleshti do të mbesë i shtypur
nga një mbrojtje masive, pleshti nuk mund të shënojë gol me kokë,
pleshti nuk do t'u rezistojë përpjekjeve anaerobike të kërkuara
qendërsulmuesve të sotëm. Por, Lionel Messi vazhdon të luajë vetveten në
skuadrën e tij. E di se do t'i duhet të veprojë sikur të ketë dhjetë
këmbë, të vrapojë më shpejt se një mustang, të jetë i pamposhtshëm me
topin në tokë, nëqoftëse do të shpresojë që të bëhet një futbollist i
vërtetë, një profesionist.
Gjatë një ndeshjeje, e
shikon një vëzhgues. Në jetën e lojtarëve vëzhguesit janë gjithçka. Çdo
ndeshje që shikojnë, çdo goditje dënimi që e konsiderojnë të kryer në
mënyrë të përkryer, çdo djalosh që vendosin të ndjekin, çdo baba, me të
cilin shkojnë të flasin, nënkupton të hapin një fat. T'ia caktosh në
vijat e përgjithshme, t'i hapësh një portë: por në rastin e Messit, ajo
që i ofrohet përfaqëson shumë më tepër. Nuk i jepet vetëm mundësia që të
bëhet futbollist, por mundësia që të shërojë, të ketë përpara një jetë
normale. Përpara se ta shikojnë, vëzhguesit që dëgjojnë të flasin për
të, gjithsesi janë shumë skeptikë. "Nëqoftëse është shumë i shkurtër,
nuk ka shpresë, edhe sikur të jetë i fortë", mendojnë. Dhe në të
vërtetë: "U deshën pesë minuta për t'u kuptuar se ishte një i
përzgjedhur. Në një çast qe evidente sesa special ishte ai djalë". Këtë e
pohon Carles Rexaxh, drejtor sportiv i Barcellona, pasi ka parë Leo në
fushë. Është kaq e dukshme, që Messi ka në këmbët e tij një talent unik,
diçka që shkon përtej vetë futbollit: ta shikosh të luajë është sikur
të dëgjojë muzikë, sikur në një mozaik të shkulur çdo gur të kthehej në
vend.
Rexach do ta ndalojë menjëherë: "Kushdo që
do të kish kaluar aty, do të kish blerë me florinj në dorë". Kështu i
bëjnë një kontratë të parë mbi një copëz letre, një picetë prej bari të
hapur. Nënshkruajnë, ai dhe babai i pleshtit. Kjo picetë letre është ajo
që do t'i ndryshojë jetën Lionel. Barcellona beson në këtë fëmijë të
përjetshëm. Vendos që të investojë në kurimin e hormonit të mallkuar që
ka ngecur në vend, por për t'u kuruar, Lionel duhet të transferohet në
Spanjë me të gjithë familjen, që sëbashku me të lë Rosarion pa
dokumenta, pa punë, duke besuar në një kontratë të hartuar mbi një
picetë letre, duke shpresuar se brenda këtij trupi fëminor mund të
ndodhet vërtet e ardhmja e të gjithëve. Nga viti 2000, për tri vjet me
radhë, shoqëria i garanton Messit asistencën mjekësore të nevojshme.
Beson se, një djalosh i gatshëm të luajë futboll për të shpëtuar nga një
jetë ferri ka brenda karburantin e rrallë që e bën të arrijë kudo. Por,
kurat e ndajnë më dysh. Ka gjithmonë marrje mendsh, vjell edhe
shpirtin. Qimet në faqe që nuk i rriten. Pastaj, muskujt i ndjen që të
çahen më dysh, kockat të thërmohen. Gjithçka të zgjatet, të zgjerohet në
pak muaj, një kohë që në fakt duhet të ishte vite. "Nuk mund t'i lejoja
vetes që të ndjeja dhimbje", thotë Messi, "nuk mund t'i lejoja vetes që
ta tregoja përpara klubit tim të ri, pasi atyre u detyrohesha
gjithçka". Diferenca midis atij që talentin e vet e harxhon për t'u
realizuar dhe atij që me veten luaj gjithçka është abisale. Arti bëhet
jeta jote në kuptimin që totalizon çdo gjë, por që vetëm arti yt mund të
vazhdojë që të ecësh më tej, të garantosh të ardhmen. Nuk ekziston një
plan B, asnjë alternativë mbi të cilën të mund të mbështetesh. Pas tri
vjetësh, më së fundi Barcellona grumbullon Lionel Messi dhe familja e di
se, nëqoftëse nuk do të jetë në gjendje të luajë siç pritet prej tij,
vështirësitë për të vazhduar përpara do të jenë të pakalueshme. Në
Argjentinë kanë humbur gjithçka, dhe në Spanjë nuk kanë akoma asgjë dhe,
në këtë pikë, Leo do të ribinte mbi shpatullat e tyre. Por kur Pleshti
luan, shuan çdo ankth. Duke stërvitur rëndshëm me mbështetjen e
skuadrës, Messi arrin që të rritet jo vetëm në zotësi, por edhe në
gjatësi, vit pas viti, centimetër pas centimetri i shtrydhur nga muskjt,
i pastruar tek kockat. Çdo centimetër i fituar një vuajtje. Askush nuk e
di saktë se sa i gjatë është tani. Dikush e jep pak mbi 1 metër e 50
centimetra, dikush nën, ndonjë faqe internetore flet për një Messi, që
duke vazhduar të rritet ka arritur në 1 metër e 60 centimetra.
Vlerësimet zyrtare ndryshojnë, duke i dhënë dora-dorës ndonjë centimetër
më shumë, sikur të ishte meritë, një çmim i fituar në fushën e lojës.
Fakt është se kur dy skuadrat rreshtohen përpara fishkëllimës
fillestare, syri i inkuadron të gjitha kokat e lojtarëve pakashumë në të
njëjtën gjatësi, ndërsa për të gjetur atë të Messit duhet të zbresë të
paktën në nivelin e shpatullave të shokëve. Për një sport ku vlen
gjithnjë e më shumë fuqia dhe, për një sulmues, pothuajse 2 metrat e
Ibrahimoviç dhe 1 metër e 85 centimetrat e Beckham, janë bërë normë,
Lionel vazhdon të ngjajë rrezikshëm me një plesht. Siç thotë Manuel
Estiarte, vaterpolisti më i fortë i të gjitha kohërave: "Është e
vërtetë, duhet llogaritur se propabilitetet që Messi të dalë i humbur
nga një përplasje trup me trup janë të larta, ashtu siç është i lartë
rreziku që të shtypet totalisht nga mbrojtësit. Ama me një kusht: më
parë duhet të arrijnë ta kapin...".
Dhe në fakt,
asnjë nuk arrin ta kapë. Qendra e gravitetit e ulët, mbrojtësit i
përplasen, por ai as nuk bie, as nuk spostohet. Vazhdon që të ruajë
trajektoren, mban topin me këmbë, nuk ndalet, driblon, kalon, mashtron
mes këmbësh, largohet, finte. Është i pakapshëm. Tek Barcellona
anatemojnë, se yjet e mbrojtjes të Real Madrid, Roberto Carlos dhe Fabio
Cannavaro, nuk kanë arritur asnjëherë ta shikojnë në fytyrë Lionel
Messin, pasi nuk arrijnë që ta kapin. Leo është shumë i shpejtë,
gjarpëron me këmbët e tij të vogla, që duken duar për nga mënyra sesi
arrin të mbajë topin, për t'i kontrolluar çdo lëvizje. Prej finteve të
tij, kundërshtarët ngatërrohen në lëvizjet e kota të këmbëve të tyre
numër 45. Në një reklamë, ku ishte ftuar për ta pikturuar me një
stilograf historinë e tij, është argëtuese dhe melankolike ta shikosh,
Messi tek portretizon veten si një fëmijë i vogël midis yjeve të këmbëve
shumë të gjata, i humbur aty midis topash tejet të mëdhenj që
fluturojnë larg. Por kur prekin tokën, ai me shpejtësi i kap dhe i vogël
siç është arrin që të kalojë midis këmbëve të të gjithëve dhe të shkojë
në portë. Kur ka rivënie anësore dhe kundërshtarët marrin frymë, është
pikërisht në atë moment që ai rrëshqet dhe i lë prapa, ashtu kur e
imagjinonin markuesit se e kishin prapa shpine, në fakt e gjejnë
pothuajse 5 metra përpara. Lojtar i madh nuk është ai që arrin të kapë
një goditje dënimi, por ai të cilit nuk arrin t'i bëhet asnjë
strekëmbësh. Të shikosh, Messi do të thotë të vëresh diçka që shkon
përtej futbollit dhe përkon me vetë bukurinë. Diçka e ngjashme me një
kërcim, pothuajse një drithërimë vetëdijeje, një epifani që i mundëson
kujt është aty që ta shikojë t'i vihet strekëmbësh dhe të luajë me
topin, të mos arrijë më të perceptojë asnjë ndarje midis vetes e
spektaklit në të cilin po asiston, të përzihet plotësisht me atë që
shikon, aq sa të ndjehet një copë me atë lëvizje të pabarabartë, por
harmonike.
Këto gjestet e Messit janë të
krahasueshme me sonatat e Arturo Benedetti Michelangeli, me fytyrat e
Raffaello, me trombën e Chet Baker, me formulat matematike të teorisë së
lojërave të John Nash, me gjithçka që pushon së qeni tingull, materie,
ngjyrë dhe bëhet diçka që i përket çdo elementi dhe vetë jetës. Pa pasur
më ndarje, largësi. Është aty dhe nuk mund të jetohet pa të. Dhe nuk
është jetuar asnjëherë pa, vetëm se kur zbulohen për herë të parë, kur
për herë të parë vërehet aq shumë sa për të mbetur i hipnotizuar,
ngashja është e pashmangshme dhe nuk arrihet në tjetër përveçse në
nuhatjen e vetvetes, duke shikuar në fundin tënd. Po të dëgjosh
kronistët sportivë që komentojnë gjarpërimet e tij, do të mjaftonte për
ta përcaktuar epikën e tij prej xhongleri. Gjatë një takimi Barcellona -
Real Madrid, kronisti duke e parë të rrethuar nga tentativa faulli
pushon së përshkruari skenën dhe fillon vetëm një shprehje: "Nuk
rrëzohet, nuk rrëzohet, nuk rrëzoheeeet". Gjatë një sfide tjetër midis
rivalëve stërhistorike, hola ekstazike "Messi, Messi, Messi, Messi",
fiton një "a" shtojcë që do t'i mbesë e ngjitur: Messia. Është kjo nofka
tjetër që, Pleshti ka fituar me hijeshinë e pakapshme të gjarpërimeve
të veta, me habinë pothuajse mistike që ngjall loja e tij. "Njeriu u bë
Zot dhe dërgoi profetin e tij", lexojnë kështu titrat e një shërbimi
televiziv kushtuar El Mesias dhe atij që si mishërim i futbollit e
parapriu: Diego Armando Maradona.
Duket e
pamundur, por Messi kur luan ka në kokë gjestet e Maradonës, ashtu si
një shahist në një moment të caktuar të ndeshjes frymëzohet nga
strategjia e një mjeshtri që është gjendur në një situatë të ngjashme.
Kryeveprën që Diego Armando kish realizuar më 22 qershor 1986 në
Meksikë, goli i votuar si më i miri i shekullit, Lionel arrin që të
përsërisë pothuajse identik dhe pothuajse saktësisht 20 vjet më vonë, më
18 prill 2007 në Barcellona. Edhe Leo niset nga rreth 60 metra larg nga
porta, edhe ai skarton me një vrapim të vetëm dy mesfushorë, pastaj
turret drejt zonës së rreptësisë, ku një prej kundërshtarëve që kish
kaluar kërkon ta rrëzojë përdhe, por nuk ia arrin. Mblidhen tri mbrojtës
rreth Messit dhe, në vend që të synojë portën, ai devijon nga e
djathta, skarton portierin dhe një lojtar tjetër.... dhe shënon gol.
Pasi ka shënuar, ndodh një skenë e pabesueshme me lojtarët e ngurtësuar
të Barcellona, me duart në kokë, që shikojnë sikur të mos besojnë se
ishte akoma e mundur të asistohej në një gol të kësaj natyre. Të gjithë
mendonin se një njeri i vetëm ishte i aftë për kaq shumë, por nuk ka
qenë kështu, shtypi shpik menjëherë nofkën "Messidona", por ka diçka në
ngjashmërinë e dy kampionëve argjentinas që i tejkalon gjetje të
ngjashme dhe shkakton të rrënqethura. Në një sport që fazën epike duket
se e ka lënë prapa krahëve, gjenitë e Messi ngjasojnë me përsëritjen e
një miti dhe jo të një miti çfarëdo, por të atij që më shumë është në
kontrast me kohët tona: Davidi kundër Goliathit. Fizikë të vegjël, lagje
të varfëra, paaftësi për t'u parë të ndryshëm nga sikur luanin në
fushat e pluhurosura, fytyrë gjithmonë e njëjtë, zemërim gjithmonë i
njëjtë, si një athtësi që mban brenda vetes. Teorikisht kishin gjithçka
mjaftonte për të gabuar, çka mjaftonte për të humbur, gjithçka mjaftonte
për t'i mos pëlqyer askujt dhe për të mos luajtur. Por gjërat kanë ecur
ndryshe.
Kur Maradona shënonte atë gol në
Meksikë, Messi as nuk kishte lindur akoma. Do të lindë më 1987 dhe
arsyeja për të cilën e kam ndjekur në Barcellona, në pikën që do të doja
ta takoja, e ka origjinën e saj pikërisht në këtë: të qenit i rritur në
Napoli në mitin e Diego Armando Maradona. Nuk do ta harroj kurrë
ndeshjen e Botërorit të 1990, një fat i tmerrshëm e çoi Italinë e
Azeglio Vicini dhe Totò Schillaci, që ta luajë gjysëmfinalen kundër
Argjentinës së Maradona pikërisht në San Paolo. Kur Schillaci shënon
golin e parë, stadiumi gëzon, por ndjehet nëpër shkallët e tij se diçka
nuk shkon. Pas golit të Caniggia, tifozllëku jonapoletan, jo autokton,
do të fillojë të kapet me Maradonën dhe këtu ndodh diçka që nuk do të
ndodhë më kurrë në historinë e futbollit dhe nuk kishte ndodhur
asnjëherë deri më atëhere: tifozeria rreshtohet kundër kombëtares së vet
të futbollit. Tifozët e tribunës napoletane fillojnë të ulërijnë:
"Diego! Diego!". Nga ana tjetër, qenë mësuar që ta bëjnë, si t'i akuzosh
dhe si t'i identifikosh tek të tjerë? Edhe pse duhet të jetë e dashur
skuadra jote kombëtare, në atë moment është Maradona ai që përfaqëson
tifozerinë e San Paolos më shumë se një kombëtare lojtarësh të ardhur
nga qytete të tjera të Italisë, nga Roma, Milano, Torino.
Maradona
kish arritur të përmbysë gramatikën e tifozerive dhe në Romë ia kthyen
reston gjatë finales Argjentinë - Gjermani, ku publike për t'u hakmarrë
për eliminimin e Italisë në gjysëmfinale dhe për dezertimet e kryera në
radhët e tifozerisë, fillon të fishkëllejë himnin kombëtar. Maradona
pret që telekamera t'i afrohet buzëve të tij për t'u lëshuar një "hijos
de puta", tifozëve që nuk respektojnë as momentin e himnit. Një finale e
tmerrshme, ku në Napoli natyrisht që bënin të gjithë tifozllëk për
Argjentinën. Por më pas, momenti i njëmbëdhjetëmetërshit absolutisht të
dyshimtë shkatërron çdo shpresë.
Gjermania dukshëm
në vështirësi, por që duhet të fitojë dhe të hakmerret për Italinë e
mundur. Një njëmbëdhjetëmetërsh i dyshimtë për një ndërhyrje të gabuar
ndaj Rudi Voeller, të cilin e realizon Andreas Brehme. Komenti i
kronistit argjentinas qe: "Vetëm kështu vëlla... vetëm kështu mund të
fitonit kundër Diegos".
I kujtoj shumë mirë ato
ditë. Isha 11 vjeç dhe vështirë se do të kthehem ndonjëherë ta shikoj më
atë lloj futbolli. Por diçka duket se kthehet nga ajo kohë. Goli i
Meksikës kundër Anglisë, goli i ribërë nga Pleshti 20 vjet më pas,
shënon një prej momenteve të paharrueshme të fëmijërisë time. Pyes
veten, se çfarë mrekullie dhe çfarë marramendjeje do të kish qenë të
shikoje të luante Messi në San Paolo, ai, për të cilin vetë Maradona
tha: "Të shikosh Messin të luajë është më mirë se të bësh seks". Dhe
Diego për të dyja gjërat merr vesh. "Më pëlqen Napoli, dua të shkoj
shpejt", thotë Lionel. "Të qëndrosh pak duhet të jetë shumë e bukur. Për
një argjentinas është si të jesh në shtëpi".
Momenti
më i paharruar i takimit tim me Messin është kur i them, se kur luan i
ngjan Maradona - "ngjan": sepse nuk di sesi ta shpreh një gjë të
përsëritur njëmijë herë, edhe pse duhet njëlloj t'ia thoja - dhe ai më
përgjigjet: "Verdad?", "Vërtet?", me një buzëqeshje akoma më të ndrojtur
dhe të kënaqur. Nga ana tjetër, Lionel Messi ka pranuar të më takojë jo
pse jam shkrimtar apo kushedi se për çfarë tjetër, por sepse i kanë
thënë se vij nga Napoli. Për të është si për një mysliman të lindë në
Mekë. Napoli për Messin dhe për shumë tifozë të Barcellona është një
vend i shenjtë i futbollit. Është vendi i konsakrimit të talentit,
qyteti ku Zoti i topit ka luajtur vitet më të mira, ku nga hiçi është
nisur drejt mundjes së skuadrave të mëdha, drejt pushtimit të botës.
Lionel
duket e kundërta nga sa pret prej një lojtari: nuk është i sigurtë në
vetvete, nuk përdor shprehjet e zakonshme që i këshillojnë të thotë,
skuqet dhe fikson këmbët ose fillon të kafshojë thonjtë e gishtit
tregues dhe të madh, duke i afruar tek buzët kur nuk di se çfarë të
thotë dhe po mendon. Por, historia e Pleshtit është akoma më e
jashtëzakonshme. Historia e Lionel Messit është si legjenda e grethit.
Thuhet se grethi nuk mund të fluturojë, sepse pesha e trupit të tij
është joproporcionale me aftësinë mbajtëse të krahëve të tij. Por,
grethi nuk e di dhe fluturon. Messi me atë trup të vogël, me ato këmbë
të vogla, ato shputa, bustin e vogël, të gjitha problemet e tij të
rritjes, nuk mund të luante në futbollin modern gjithë muskuj, masë dhe
fuqi. Vetëm se Messi nuk e di dhe pikërisht për këtë arsye është më i
madhi i të gjithëve.
Pesë herë Messi merr me vete Topin e Art
Reviewed by Tipi
on
2:29 PM
Rating:
No comments: