Ja si vidhen banesat në Tiranë (Video)

Kamera e sigurisë e një pallati në kryeqytet, e vendosur nga banorët e tij, zbulon bandën e vjedhjes së banesave nëpërmjet thyerjes së fishekut të dyerve me pajisje të posaçme.
Oltion Nurçe, 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, të cilin e shihni në këtë foto, është personi i arrestuar.
Nurçe i njohur me nofkën “Kiçi”, bashkë me Xhiljon Hoxhën, të cilin e shihni në këtë foto, për gati gjashtë muaj ishin bërë ‘tmerri’ i banesave në kryeqytet.
Më tepër se 12 vjedhje dyshohen se mbajnë autorësinë e këtyre personave, ndërsa policia thotë se ka dokumentuar 6 prej tyre.
Pamjet që shihni i përkasin pikërisht një prej rasteve të vjedhjeve të kryera nga personat e identifikuar tashmë, ndërsa personat futen në hyrjen kryesore të pallatit dhe më pas në ashensor.
Personi i cili futet i pari në shkallë dhe që sipas policisë është identifikuar me emrin Xhiljon Hoxha, hyn në korridorin e pallatit dhe kontrollon nëse ka kamera sigurie.
Pavarësisht kësaj, ai nuk arrin të shikojë se ku është vendosur kamera. Më pas, të dy hyjnë në ashensor dhe futen në pallat, ku edhe sipas policisë, kanë kryer një vjedhje.
Pamjet mësohet se janë marrë në një pallat në rrugën “Zef Jubani”, ndërsa kanë ndihmuar policinë të identifikojë autorët e dyshuar, shkruan “Shqiptarja.com”.
Veç pamjeve, specialistët e krimeve, kanë kryer edhe hetimet të tjera ndaj të dyshuarve, duke siguruar informacione të rëndësishme për ta.
Ata kanë kryer edhe dokumentimin e ngjarjeve.
Në cilësinë e personit të dyshuar, policia ka arrestuar Oltion Nurçen të njohur me nofkën Kiçi, ndërsa është shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtori i tij, Xhiljon Hoxha
Ja si vidhen banesat në Tiranë (Video) Ja si vidhen banesat në Tiranë (Video) Reviewed by Tipi on 1:57 AM Rating: 5

2 comments:

  1. Jam shumë e lumtur këtë ditë sepse sapo më ndodhi një mrekulli, nuk prisja të isha më me të dashurin tim, por falë DR ELLEN, një magjistare e fuqishme që e bëri të mundur. Po kërkoja në internet më 29 dhjetor 2021 për të parë se si mund ta riktheja jetën time të dashurisë dhe hasa në shumë dëshmi për DR ELLEN. I afrohem asaj dhe jam mirënjohës për ndihmën e saj tani i dashuri im është kthyer me mua. Faleminderit DR ELLEN Unë do të vazhdoj të dëshmoj për ju. ju mund t'i besoni DR ELLEN për të zgjidhur problemet tuaja %100 me ndershmëri kontakt email :ellenspellcaster@gmail.com

    Whatsapp: +2349074881619

    ReplyDelete
  2. Më duhet vetëm të them këtë dëshmi, unë quhem Mariah Carey, u martova para 9 vitesh pa asnjë fëmijë për të, burri im më urrente dhe vjehrra ime më trajtoi aq keq, kjo më zhgënjeu, erdha duke kërkuar në internet për ndihmë më pas pashë shumë dëshmi se si Dr dawn acuna ndihmoi shumë burra dhe gra, e kontaktova menjëherë në Whatsapp dhe ia shpjegova situatën time, ajo më premtoi të më ndihmonte dhe më dha disa udhëzime të cilat i bëra gjithçka në mënyrë perfekte. në fund të fundit ajo më kërkoi të shkoja në spital një letër 1 muaj dhe për habinë time isha 1 javë shtatzënë, por për momentin i jam shumë mirënjohëse sepse kam lindur djalin tim të bukur dhe unë dhe familja ime jetojmë në paqe dhe lumturi. tani, kontaktoni atë në Whatsapp. ( +2348032246310 )( dawnacuna314@gmail.com )*Nëse doni të mbeteni shtatzënë*Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.*Nëse doni martesë të qetë.*Nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje, ose ndonjë gjë tjetër.

    ReplyDelete