Porsche i këngëtares Janis Joplin shitet për 1.55 milion euro(Video)

Vetura e rock-këngëtares së famshme në vitet e ‘60-ta të shekullit të kaluar, Janis Joplin, që ishte Porsche 356 C 1600 SC kabrio i vitit 1964, bëhet më i shtrenjti i këtij tipi që është shitur ndonjëherë.
Vetura doli në një ankand në New York, ku u zhvillua një “luftë” e vërtet nga shtatë ofertues të ndryshëm, transmeton koha.net.
Kjo “luftë” ngriti çmimin e veturës në 1.55 milion euro – nga 400 deri 600 mijë euro sa pritej të shitej, duke thyer rekord të shitjes së këtij modeli.
Kjo veturë ishte blerë nga Joplin në vitin 1968, ndërsa e kishte konvertuar atë në model unik.
Pasi Joplin ndërroi jetë, vetura qëndroi në muzeun e Rock and Roll në Cleceland, Ohio.
Vetura është shfaqur në muze për dy dekadat e fundit, por vëllai dhe motra e Janis vendosën se është koha që vetura të gjej një shtëpi të re.
Porsche i këngëtares Janis Joplin shitet për 1.55 milion euro(Video) Porsche i këngëtares Janis Joplin shitet për 1.55 milion euro(Video) Reviewed by Tipi on 12:45 AM Rating: 5

No comments: