Reagimi i reporteres kur një burrë tenton ta sulmojë gjatë transmetimit live (Video)

Ky është momenti tmerrues se si një reportere e njohur në Los Anxhelos bërtet me të madhe kur një burrë tenton ta sulmojë gjatë transmetimit live.
Gazetarja e televizionit KTLA Mary Beth McDade ishte duke raportuar mbrëmjen e së hënës për gjendjen e fansave pas vdekjes tragjike të yllit të rrokut David Bowie në Walk of Fame.
Video tregon se si burrë i veshur me një xhaketë me kapuç gri afrohet prapra saj teksa i buzëqesh njerëzve rrotull.
“Rick dhe Cher, ai ishte i njohur për thyerjen e barrierave dhe…”, këto ishin fjalët e fundit të McDade para se kamera të tundet dhe të dëgjohen të bërtitura.
Zëdhënësi i policisë së Los Anxhelosit, Mike Lopez tha për Los Angeles Times se incidenti nuk u konsiderua si sulm dhe se askush nuk u dëmtua prej tij.
Reagimi i reporteres kur një burrë tenton ta sulmojë gjatë transmetimit live (Video) Reagimi i reporteres kur një burrë tenton ta sulmojë gjatë transmetimit live (Video) Reviewed by Tipi on 1:51 PM Rating: 5

No comments: