Reagon OVL e UÇK-së, për skeçin e Stupcave (Video)

Mënyra se si është portretizuar UÇK-ja në një skeç humoristik të transmetuar në KTV, ka prekur Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në emër të kësaj organizate ka reaguar Sekretari i OVL të UÇK-së, sipas të cilit ky humor nuk ka asgjë të vërtet me UÇK-në dhe që është “politikë tendencioze e televizionit që e ka transmetuar”.
Klinaku ka thënë për Magazina.al se edhe humori duhet ta ketë një kufi.
“Nuk guxon të bëhen tallje e shpifje me vlerat e kombit shqiptar, siç është Ushtria Çlirimtare e Kosovës“, ka thënë Klinaku për Magazina.al
Sipas tij, janë të kota përpjekjet e për t’ia humbur vlerën një Ushtrie që “me gjakun e saj i siguroi Kosovës atë që sot po e gëzojnë qytetarët e saj”.
“Vlerën e UÇK-së janë munduar ta humbin që nga paslufta e këndej, me arrestime, me montime të proceseve gjyqësore politike, etiketime e shpifje - si nga vendorët e po ashtu edhe ndërkombëtaret. Por, kot e kanë sepse ai lum gjaku që është derdhur për këtë gjysmë lirie, që ata po e përqeshin, nuk do të shkojë huq. Sepse kurdo do ta fitojmë lirinë e plotë dhe do t’i kemi gjyqet e pandikuara politikisht e ku do t’i ndjekin të gjithë ata që i bëjnë të keqija vendit”,
Reagon OVL e UÇK-së, për skeçin e Stupcave (Video) Reagon OVL e UÇK-së, për skeçin e Stupcave (Video) Reviewed by Tipi on 9:32 AM Rating: 5

No comments: