“Selfie" pa vend dhe me përshkrim banal (Foto)

"Si e komentoni kete selfi pa vend dhe me pershkrim banal"?
Një çift bashkëshortor, e kanë plasur në natën e Vitit të Ri, një “selfie” ku në sfond shihet një ndërtesë duke u djegur.
Fotografia e plasuar nga AR Alateeqi, përmban edhe një përshkrim shumë banal, ku shkruan: “Urime Vitit i Ri, Dubai im i dashur. Zoti të bekoftë dhe të ruaj, sepse nuk ndalon së befasuari edhe me fishekzjarrë kaq të mëdhenj”, transmeton Telegrafi.
Me gjithë fotografinë dhe përshkrimin patetik, nuk mungojnë komentet si: “Çfarë eventi interesant”, “Po dukeni të nxehtë” dhe “LOL”.
Por, ka pasur edhe të tillë, se kanë dhënë komente negative, duke e përshkruar këtë si një plasim të ulët dhe të pavend.
Ndryshe, autoritete e sigurisë në Dubai, ende nuk kanë dhënë ndonjë raport zyrtar, se si është djegur kjo ndërtesës që shihet në fotografi. 
“Selfie" pa vend dhe me përshkrim banal (Foto) “Selfie" pa vend dhe me përshkrim banal (Foto) Reviewed by Tipi on 6:00 AM Rating: 5

No comments: