Sërish terror në Paris: Ja ‘kamikazi’ i vrarë nga policia (Foto/ Video)

KUJDES: PAMJE SHQETESUESE
Policia franceze ka qëëluar me armë zjarri një agresor, që sipas informacioneve të ministrisë së brendshme, kishte rip eksplozivi dhe tentoi të hidhte veten në erë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qarkun 18, të kryeqytetit, Paris.
Dëshmitarët flasin për krisma të herëpashershme, ku viktima ishte dëgjuar të thërriste Allahu Ekber.
Sipas BBC, personi dyshohet se kishte veshur një ‘jelek vetëvrasës’ dhe mbante një thikë në dorë.
Ai vrapoi drejt rajonit të policisë në Barbes, në veri të Parisit, duke thirrur: “Allahu Akbar”.
Një skuadër specialistësh për eksplozivët ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë në zonë është shtuar ndjeshëm prania e policisë.
Banorët janë udhëzuar që të mos lëvizin, ndërsa një dëshmitar tha se ka dëgjuar dy ose tre krisma.
Pak minuta përpara ngjarjes, presidenti Francois Hollande kreu homazhet e tij pranë vendit ku ndodhi ngjarja e rëndë, një vit më parë./ Bota sot
Në total 17 persona humbën jetën gjatë sulmit terrorist janarin e shkuar.



Sërish terror në Paris: Ja ‘kamikazi’ i vrarë nga policia (Foto/ Video) Sërish terror në Paris: Ja ‘kamikazi’ i vrarë nga policia (Foto/ Video) Reviewed by Tipi on 5:19 AM Rating: 5

No comments: