Një grup ushtarësh francez dhe spanjoll stacionohen në Kosovë gjatë intervenimit të KFOR-it në vitin 1999. Gjatë patrullimeve, ushtarët e huaj takohen me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Francezët kishin marrë me vete një përkthyese, e cila ishte e nacionalitetit serb. Komandanti i ushtarëve të KFOR-it kërkon nga ai i UÇK-së që të bashkëpunojnë për demilitarizimin e tyre. Përkthyesja serbe ia përkthen gabimisht këtë kërkesë dhe këtu nis konflikti i dy palëve, transmeton lajmi.net.
Ushtarët nisin të qëllojnë në drejtim të njëri-tjetrit dhe një snajperist i UÇK-së vret komandantin e KFOR-it.
Bëhet fjalë për filmin spanjoll “Guerreos” me regji të Daniel Calparsoro, i cili është dhënë premierë në vitin 2002.
Filmi trajton temën e ushtarëve të rinj dhe të papërvojë se si ata përpiqen që të mbijetojnë. Në këtë film luan edhe aktori Blerim Gjoci.
Snajperisti i UÇK-së ‘qëllon’ komandantin e KFOR-it (Video)
Reviewed by Tipi
on
2:26 AM
Rating:
No comments: