Komandant Malisheva: Dikush na tradhtoi në Kumanovë! (Foto)

Konflikti që nisi në mëngjesin e hershëm të 9 majit të vitit 2015 në Kumanovë, la të vrarë 10 shqiptarë, e të arrestuar mbetën edhe 28 luftëtarë të tjerë, kryesisht nga Republika e Kosovës. Ky konflikt vazhdon të mbetet një mister i përgjakshëm për shqiptarët.
Se cila është e vërteta e luftimeve në Kumanovë, vjen rrëfimi i Komandant Malishevës - Muhamet Krasniqit, që vuan dënimin në burgun e Prilepit. Nga atje ai ka shkruar një letër për opinion shqiptar. kudo që është dhe ku do që jeton.
Në këtë letër, ai shkruan për motivet që e kanë shtyrë të marrë përsëri armët në dorë, tradhtia që u është bërë këtyre luftëtarëve, si dhe për drejtësinë e munguar dhe mungesën e përkrahjes institucionale nga lidershipi shqiptar në Kosovë e Maqedoni.
Në këtë letër ai thekson se kanë kërkuar respektimin e Marrëveshjes së Ohrit, vetëm 14 për qind e së cilës është implementuar, ndërsa shton se luftëtarët shqiptarë dikush i ka tradhtuar në Kumanovë.

Komandant Malisheva: Dikush na tradhtoi në Kumanovë! (Foto) Komandant Malisheva: Dikush na tradhtoi në Kumanovë! (Foto) Reviewed by Tipi on 1:59 PM Rating: 5

No comments: