Spanjë, kosovari vret gruan dhe dorëzohet në polici

Policia Kombëtare në Madrid e ka arrestuar një shqiptar nga Kosova, pasi ai u paraqit vullnetarisht në Stacionin e Policisë, duke pranuar vrasjen e gruas së tij, raporton “Interaktiv” në KTV.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Hortaleza të kryeqytetit spanjoll dhe është rasti i parë i vrasjes me motive gjinore në këtë shtet, për këtë vit.Qytetari kosovar i tha policisë se besonte që i kishte bërë diçka të keqe gruas së tij.Viktima 43-vjeçare dhe shtetase rumune u gjet e vdekur në apartamentin e çiftit.Hetimet e para tregojnë se bashkëshorti kosovar e kishte mbytur, duke i shkaktuar në këtë mënyrë vdekjen.Policia në Madrid tha se nuk kishte një urdhër ndalimi për burrin, edhe pse ndaj tij kishte një ankesë para disa vjetësh.

Spanjë, kosovari vret gruan dhe dorëzohet në polici Spanjë, kosovari vret gruan dhe dorëzohet në polici Reviewed by Tipi on 6:24 AM Rating: 5

No comments: