Garë interesante, qëllojnë me byrek! (VIDEO)

Çdo vend në bazë të traditës dhe zakoneve zhvillon aktivitete apo festime nga më të ndryshmet. Një ndër ta është edhe fshati Kent në Britaninë e Madhe, i cili zhvillon çdo vit një garë shumë interesante, ku pjesëmarrësit në të duhet të qëllojnë kundërshtarin me byrek me krem karamel.

Ekipi kampion u shpall një grup i quajtur gjyshet, pasi edhe ata ishin veshur në këtë mënyrë. Në garën e sivjetshme morën pjesë 14 ekipe konkurruese dhe u përdorën plot 2000 tasa me byrekë.
Fituesit shpallen në sajë të pikëve të grumbulluara. Dy grupe vendosen përballë njëri tjetrit në një distancë prej rreth 2.5 metër dhe secili nis të qëllojë kundërshtarin. Goditja në kokë vlen gjashtë pikë, tre pikë nëse godet në gjoks dhe një pikë nëse godet në krah.
 Garë interesante, qëllojnë me byrek! (VIDEO)
Garë interesante, qëllojnë me byrek! (VIDEO) Garë interesante, qëllojnë me byrek! (VIDEO) Reviewed by Tipi on 9:59 AM Rating: 5

No comments: