Tiranë, të shtëna me armë zjarri te ish-parku i autobusëve

Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar te ish-parku i autobusëve në kryeqytet. Sipas policisë në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja, të cilat janë çuar në laborator për verifikim. Mendohet se ka pasur 3-4 të shtëna në ajër. Gjithashtu policia sqaron se kanë qenë banorët që kanë sinjalizuar për të shtënat.
Sipas të dhënave të policisë është qëlluar në drejtim të një lokali dhe personi që gjuajti ishte këmbësor. Personi ka qëlluar 3 herë në ajër dhe një herë në drejtim të lokalit. Burime nga policia bëjnë të ditur se dyshohet për atentat.
Deri më tani raportohet për një të lënduar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore, sipas të cilave nga të shtënat, një person ka mbetur i plagosur.
Nga të njëjtat burime mësohet se uniformat blu kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Agjentët po mundohen të mbledhin prova të mundshme materiale dhe dëshmi të asaj që ndodhi, saktësojnë burimet, raporton Top Channel.
Ndërkohë, personi i plagosur është identifikuar vetëm me inicialet F.V dhe sipas burimeve, plagën e ka marrë në këmbë.
Tiranë, të shtëna me armë zjarri te ish-parku i autobusëve Tiranë, të shtëna me armë zjarri te ish-parku i autobusëve Reviewed by Tipi on 2:42 PM Rating: 5

No comments: