Vlorë, një person vritet në automjet me breshëri automatiku (Video)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Vlorë, kur rreth orës 05:00 është marrë njoftimi se në vendin e quajtur “Karburant Vola” në rrugën “Transballkanike”, është gjendur i vrarë një person brenda një automjeti.
Sipas të dhënave të para të policisë, viktima është 52-vjeçari Hyqmet Nexhipi, banues në Vlorë, i cili dyshohet se është vrarë me automatik, brenda në automjetin tip Honda, me targë JBM3221.
Mësohet se viktima ishte pronar i një anijeje peshkimi me emrin “Drita” dhe në momentin e ngjarjes dyshohet se ky person ka qenë në lëvizje e sipër me mjetin e tij Honda.
Gjithashtu, në lagjen “24 Maji”, policia ka konstatuar një automjet tip “Benz” me targë: DR4863B, të djegur, i cili dyshohet se mund të ketë lidhje me ngjarjen.
Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar 2 gëzhoja automatiku, model 56 të gjetura në vendin e ngjarjes. 
Vlorë, një person vritet në automjet me breshëri automatiku (Video) Vlorë, një person vritet në automjet me breshëri automatiku (Video) Reviewed by Tipi on 2:10 AM Rating: 5

No comments: