E braktisi i fejuari 2 javë para martesës, ja çfarë bëri ajo

 Iu thye zemra nga i fejuari i saj, pasi ai e braktisi atë vetëm dy javë para ‘ditës së madhe’.

Por, ajo nuk u dorëzua përkundër kësaj ngjarje të hidhur, dhe vazhdoi përpara duke e shndërruar jetën e saj në diçka të mahnitshme.
Përderisa shumë femra do të kalonin muaj ‘duke u mërzitur’ për këtë, Katy vendosi që të bëjë një ndryshim pozitiv në jetën e saj, shkruan Gazeta Express.
Pavarësisht faktit se ajo nuk udhëtoi kurrë vetëm më parë, ajo e la punën, e shiti shtëpinë dhe filloi të udhëtojë nëpër botë.
Duke folur për The Manchester Evening News, Katy tha:
“Gjatë kohës kur u ndjeva zemërthyer dhe e pikëlluar, u hutova se çfarë do të bëja me jetën time më tutje. Por, më vonë, unë vendosa që të udhëtoj botën. E braktisa punën, shita shtëpinë dhe veturën – pothuajse çdo gjë, vetëm për ta bërë këtë udhëtim rreth botës”.
Ajo më pas hapi një blog, duke shkruar për udhëtimet e saj në vendet si Tajlandë, Nepal, Dubai, Indi, Francë, Brazil, Argjentinë dhe shumë vende të tjera.
Ajo tani i inkurajon femrat e tjera nëpër botë që nëse iu ndodh e njëjta gjë, të mos pikëllohen dhe të bëjnë gjëra që nuk duhet bërë, pasi që jeta vazhdon – me ose pa ata dashuron. 
E braktisi i fejuari 2 javë para martesës, ja çfarë bëri ajo E braktisi i fejuari 2 javë para martesës, ja çfarë bëri ajo Reviewed by Tipi on 5:05 AM Rating: 5

No comments: