Xhelozia shkaktoi ndarjen e Libertës dhe Getit

Në edicionin special të Prive, drejtuesja e këtij emisioni, Liberta Spahiu, ka treguar rreth ndarjes së saj me Getoar Selimin.
Gjatë ushqimit, mysafirët i kanë bërë pyetje prezantueses, ndërsa Blero e kishte pyetjen më të vështirë. Ai e pyeti Libertën rreth arsyeve të ndarjes me Getin.
Në përgjigjen e saj, ajo tha se reperi i përzihej për yjet që ajo i prezantonte dhe se ajo kishte zgjedhur karrierën.
Në insistimin e Bleros nëse ishte xhelozia shkaktare për ndarjen e çiftit, Liberta e pohoi një gjë të tillë.
Edhe pse u përfol në media, asokohe prezantuesja dhe reperi nuk e pranuan publikisht romancën e tyre, ndërsa tash Liberta e konfirmoi se ata kanë qenë në lidhje.
Ndryshe, Geti aktualisht po shijon një lidhje dashurie me prezantuesen nga Shqipëria, Marina Vjollca, me të cilën po ashtu nuk e kanë pranuar publikisht marrëdhënien mes tyre, pos disa fotografive që janë publikuar.
Xhelozia shkaktoi ndarjen e Libertës dhe Getit Xhelozia shkaktoi ndarjen e Libertës dhe Getit Reviewed by Tipi on 3:39 PM Rating: 5

No comments: