Angli, shqiptari vret bashkëshorten sepse fliste shumë në Facebook

Një gjykatë britanike ka shpallur fajtor 40-vjeçarin shqiptar, Agim Isaku, i cili vrau bashkëshorten e tij. Shqiptari e mbyti bashkëshorten, Elife Beqa, 33 vjeç, për shkak të xhelozisë, pasi ajo fliste shpesh në Facebook.
Fillimisht Isaku e detyroi gruan të braktiste punën, ndërsa më vonë e dhunonte.
Ngjarja ndodhi në 13 gusht të vitit të shkuar. Policinë e njoftoi vetë autori i krimit, duke thënë thjesht që gruaja e tij kishte vdekur, por pa dhënë shpjegime të tjera.
Policia mbërriti në banesë dhe gjeti 33-vjeçaren të shtrirë përtokë dhe me shenja dhune në trup.
Çifti ishte njohur kohë më parë përmes miqve të tyre të përbashkët./lapsi
Angli, shqiptari vret bashkëshorten sepse fliste shumë në Facebook Angli, shqiptari vret bashkëshorten sepse fliste shumë në Facebook Reviewed by Tipi on 11:21 AM Rating: 5

No comments: