Hashim Thaçi zgjedhet president i Kosovës pas raundit të tretë të votimit(Foto)

81 deputet ishin në seancë gjatë votimit të tretë për President të Kosovës. 10 fletëvotime u shpallën të pavlefshme, ndërsa për Thaçin President votuan 71 deputetë. Hashim Thaçi do të jetë president i Kosovës për pesë vjet të ardhshme.
Nën masa të rrepta të sigurimit për brenda ashtu edhe jashtë Kuvendit, përherë të parë Kosova shpalli një president në tension.
Thaçi do të marri pozitën e shefit të shtetit me datë 7 prill, një datë pasi t’i përfundoj mandati presidentes aktuale Atifete Jahjaga.
Kryetari i PDK-së është zgjedhur tek në raundin e tretë President i Republikës së Kosovës. Në të dyja raundet e para Thaçi nuk arriti t’i merrte votat e nevojshme. Zgjedhja e Thaçit u vu në pikëpyetje në votimin e parë, pasi 27 prej fletëvotimeve ishin të pavlefshme.
Hashim Thaçi zgjedhet president i Kosovës pas raundit të tretë të votimit(Foto) Hashim Thaçi zgjedhet president i Kosovës pas raundit të tretë të votimit(Foto) Reviewed by Tipi on 11:30 AM Rating: 5

No comments: