Masakër në Itali, shqiptari vret ish-gruan dhe nënën e saj

Një masakër me autor një shqiptar 41 vjec ka tronditur në orët e para të mëngjesit Italinë.
Rino Bega ka vrarë ish-bashkëshorten Rolisa Montana, ish-vjehrrën e tij si dhe më pas veten në zonën e Rovigos pranë Bolonjës.
Sipas policisë italiane, shqiptari nuk donte ta pranonte divorcin nga bashkëshortja, ndërsa një fakt tjetër që e shqetësonte autorin e masakrës ishte se ish-gruaja Rosica nuk e linte të takonte fëmijët.
Mbremjen e djeshme, Rino Bega kishte shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortes për të takuar fëmijët, por kjo kërkesë është shoqëruar me debate, e më pas me tragjedi.
Vëllai 17-vjecar i shtetases Rosica Montana ka njoftuar pasi është përshkallëzuar debate, por për fat të keq, ngjarja nuk ka mundur të parandalohet.
Sipas policisë, dy djemtë e ciftit, 2 dhe 11 vjeç si dhe vëllai i ish-bashkëshortes së shqiptarit, nuk kanë pësuar asgjë.

Masakër në Itali, shqiptari vret ish-gruan dhe nënën e saj Masakër në Itali, shqiptari vret ish-gruan dhe nënën e saj Reviewed by Tipi on 1:15 AM Rating: 5

No comments: