Ja çfarë tha Di Caprio kur mori “Oscar”-in (Video)

Pas katër nominimeve që nuk janë kurorëzuar me çmim, Leonadro di Caprio ka çuar në shtëpi “Oscar”-in e parë. Ai ka fituar statujën e artë për rolin e tij si protagonist në filmin “The Revenant”.
Pas marrjes së çmimit, aktori 41-vjeçar mbajti një fjalim të shkurtër, të cilin ua kushtoi ndryshimeve klimatike.
“Filmi për të cilin nderohem flet për lidhjen e njeriut me natyrën. Ndryshimet klimatike janë diçka reale dhe e prekshme. Po ndodhin dhe po ndodhin tani. Ky është kërcënimi më i madh me të cilin përballen të gjitha speciet, prandaj ne duhet të punojmë të gjithë bashkë pa i shtyrë gjërat për më vonë”, tha ai.
Di Caprio ishte mbreti i mbrëmjes, edhe për shkak të pritshmërisë së lartë të publikut për “Oscar”-in e parë të tij. Ai është dominuar për herë të parë për këtë çmim, kur ishte vetëm 20 vjeç.
Ja çfarë tha Di Caprio kur mori “Oscar”-in (Video) Ja çfarë tha Di Caprio kur mori “Oscar”-in (Video) Reviewed by Tipi on 1:09 AM Rating: 5

No comments: