Përdhunohet e mitura shqiptare, i riu grek e kërcënon me video
-
Iraklio (Kretë), GREQI, 28 Shkurt 2016 NOA.al - Një vajzë 15-vjeçare nga Shqipëria e cila jeton familjarisht në Greqi, është përdhunuar nga një 33-vjeçar grek, i cili në mënyrë të paskrupullt edhe ka filmuar skena të abuzimit, duke kërcënuar t’i publikojë në rrjete sociale si akt i zakonshëm seksual nëse ajo e denoncon.
Ngjarja ka ndodhur në Iraklio (Kretë) të Greqisë, raporton korrespondenti i noa.al.
Vajza 15 vjeçe, emigrante shqiptare, ka arritur më në fund të marrë hapin e madh të denoncimit të 33-vjeçarit grek, pas shumë dilemash.
Bashkë me prindërit ajo ka shkuar në rajonin policor të Iraklios ku ka kallëzuar përdhunimin e kryer në mënyrë të përsëritur.
Denoncimi çoi dje në mëngjes në arrestimin e 33-vjeçarit të dyshuar grek, pronar i një kafeterie të njohur në qytetin Iraklio.
Policia e Iraklios e arrestoi për përdhunimin e të miturës dhe prokuroria e këtij ishulli ngriti akuzë për të njëjtën vepër penale.
Po dje, gjykata në Iraklio, vendosi masën e sigurisë së arrestit me burg pa afat, për të riun grek që akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur. Në gjykatë u dorëzuan prova që tregonin abuzim seksual ndaj të miturës shqiptare, nga 33-vjeçari grek.
Dëshmia rrënqethëse e vajzës
E mitura shqiptare, bashkë me prindërit e saj, dje në mëngjes ka shkuar në policinë e Iraklios dhe ka denoncuar 33-vjeçarin grek nga Hersonisou, duke pohuar se ai e kishte përdhunuar atë në mënyrë të përsëritur.
Dëshmia u krye në prani të një psikologu për fëmijë, raporton noa.al. Vajza tregoi se i riu e përdhunoi për herë të parë në korrikun e vitit të kaluar. Ai filmoi skena të aktit seksual me celularin e tij dhe e kërcënoi vajzën se nëse do të fliste, do të nxirrte pamjet në rrjetet sociale Facebook dhe YouTube, duke sugjeruar për seks të zakonshëm.
Kjo ishte dhe arma kryesore e 33-vjeçarit. Ai e detyroi të miturën shqiptare t’i dorëzohej sa herë që ai ia kërkonte këtë gjë, duke abuzuar seksualisht në mënyrë të vazhdueshme, pa dëshirën e 15-vjeçares.
Tmerri zgjati për disa muaj dhe dilema e të miturës ishte shumë e madhe. Nga denoncimi i saj, u bë e qartë se i riu grek, kishte fiksuar pamje marrëdhënieje seksuale, të tilla që të mos demonstrohej përdhunim por akt i zakonshëm dhe kjo e trembte shumë të miturën, duke iu frikësuar dyshimit se nëse do të dilnin në rrjete sociale, askush nuk do të besonte se ç’ishte duke hequr në të vërtetë.
Policia e Iraklios tha se ka sekuestruar një celular që i gjeti të dyshuarit dhe po heton përmbajtjen e tij.
Gjatë arrestimit që iu bë të dyshuarit në shtëpi, iu gjetën edhe sasi lënde narkotike të llojit marijuanë si dhe lëndë plasëse. Sot në mëngjes (e diel), policia e Iraklios konfirmoi edhe arrestimin e babait të 33-vjeçarit, nën akuzën e armëmbajtjes pa leje. /

Reviewed by Tipi
on
7:52 AM
Rating:
No comments: