"Shikoni se sa brutale ka qene kjo grua misterioze qe ka njohur bota"?
Madam LaLaurie gjymtonte dhe torturonte brutalisht robërit në tavanin e vilës së saj trekatëshe në Nju Orleans.
Madam LaLaurie gjymtonte dhe torturonte brutalisht robërit në tavanin e vilës së saj trekatëshe në Nju Orleans.
Legjenda thotë se ajo vrau edhe burrat e saj, por kjo kurrë nuk u dëshmua.
Pas një zjarri të madh, u zbulua burgu i tmerrit dhe brutalitetit, e ajo iu dorëzua autoriteteve.
E lindur si Mary Delphine Macarty në vitin 1775, Delphine kishte lindur disa fëmijë para se të martohej me burrin e tretë dhe të fundit, Leonardo Luis Nicholas LaLaurie.
Vdekjet misterioze të burrave të saj
Burri i saj i tretë ishte më i ri se ajo, gjë që ia mundësonte asaj ta kishte fjalën kryesore në familje, gjë që ishte raritet asokohe.
Kjo ia kishte mundësuar Delphines që të merrej edhe me dëshirat e saj të sëmura.
Ajo dyshohej se kishte vrarë burrin e saj të parë, një oficer të rangut të lartë.
Burri i saj i dytë ishte doktor dhe bënte eksperimente në robër, duke i gjymtuar ata dhe duke ua thyer eshtrat, me qëllim të krijimit të njerëzve gaforre.
Çdo martesë e saj mbaronte me vdekje të parakohshme, të cilat kurrë nuk u zbuluan sesi ndodhën.
Në vitin 1832 ajo ndërtoi një ndërtesë trekatëshe në rrugën Rojal, numër 1140.
Madam LaLaurie ishte një figurë e dalluar në shoqëri dhe kishte lidhje të mira me zyrtarët politikanë.
Derisa fshehurazi i torturonte robërit, në publik ajo sillej but me ta.
Zjarri i madh
Thashethemet nuk arritën t’ia rrënonin reputacionin Madam LaLaurie-s, deri një ditë të kobshme të vitit 1834, kur një zjarr i madh përfshiu vilën e saj.
Disa javë para zjarrit, kishte thashetheme sesi një robëreshë e re e saj ishte ndëshkuar në mënyrë brutale në shtëpinë e LaLaurie-s, ku më pas kishte kërcyer nga kulmi i vilës dhe kishte vdekur.
Trupi i saj thuhej të ishte varrosur në oborr.
Por, meqë nuk kishte dëshmi, policia nuk kishte si të vepronte. Pasi që vila u kaplua nga zjarri, u tha se ishte gjyshja e robëreshës së vetëvrarë ajo që e kishte shkaktuar zjarrin.
Tavani i tmerrit dhe frikës
Pasi që kishte shpërthyer zjarri, fqinjët kishin shkuar që të ndihmonin në shuarjen e tij, ku madam iu thoshte atyre që t’ia shpëtonin gjësendet, e robërit që gjendeshin në katin e tretë, t’i linin, meqë nuk kishin rëndësi.
Kur zjarrfikësit hapën derën e tavanit, sa nuk u alivanosën nga era e keqe. Pamjet ishin të tmerrshme.
Dhoma ishte e mbushur me gjak, fekale dhe me pjesë të trupit.
Robërit ishin të lidhur me zinxhirë, me djegie dhe me pranga me maja. Disave prej tyre iu ishin prerë gjymtyrët, e edhe organet gjenitale. Thonjtë i kishin të shkulur, kurse sytë e nxjerrë.
Arsyetimet qesharake
Kur ishte nxjerrë para autoriteteve, Madam LaLaurie kishte thënë me gjakftohtësi: “Disa njerëz të caktuar duhet të rrinë në shtëpi e të mos përzihen me të tjerët, apo t’iu pengojnë të tjerëve”.
Njerëzit u tmerruan nga ajo që u gjet në tavanin e vilës, prandaj e rrënuan tërë atë vilë. Por, kjo ndodhi pasi që familja e Madam LaLauries ishte larguar nga aty. U gjetën rreth 4000 njerëz që ishin gjymtuar nga Madam LaLaurie.
Ky është rrëfimi rreth gruas më brutale që ka njohur bota
Reviewed by Tipi
on
3:58 PM
Rating:
No comments: