Shqiptarja Serena Buçaj - Mis New Yorku, bëhet anëtare Vatrës

BRONX NEW YORK : Vajza Shqiptaro-Amerikane – Serena Buçaj , me origjinë nga Puka - Shqipëri, – e cila u kurorërzua për herë të parë si Miss Nju Jork USA 2016, në fund të konkursit të bukurisë të mbajtur ne 17 Janar, 2016, në metropolin botëror qytetin e Nju Jorkut, është duke ecur në rrënjët e saja në Amerikë.
Fotoreporteri Dritan Haxhia, në profilin e tij në Facebook, thotë se Serena Buçaj ka faleminderuar të gjithë komunitetin shqiptarë për mbështetjen! që po i jep asaj, dhe, shtonë se ai ka pasur një takim të paharruar me Miss New York - USA 2016, pukjanen Serena Bucaj.
Me origjinë Pukjane natyrisht, shkruan Haxhia, dhe i jep asaj urime për më lart. Ndërkohë, sqaron se ka dalë në fotografi me Serena Buçaj në shtëpinë e "Vatraneve" ne Nju Jork.
“Që sot Serena pranohet anëtare e "Vatrës" duke ndejkur gjurmët e gjyshit të saj, thotë Haxhia, dhe shtonë “Tashmë na bashkon edhe "Vatra". Urime".
Buçaj prej se kur ka fitur kurorën e më të bukurës së New Yorkut, “Miss New York - USA 2016, një qytet ky me 12 milion banorë, një botë e terë në miniaturë, i ka shpeshtuar takimet e saj me komunitetin shqiptarë.
Kujtojmë me këtë rast, prezencën e saj në shfaqjen e filimit Shok në New York, festën e 8 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës , nga Asamblesti Mark Gjonaj në, Bronx, pjesmarrjen e saj në meshën e së dielës në Kishën Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, dhe takimin e fundit në shtëpinë e Vatrës.
Ajo në një intervistë ekslusive me gazetën tonë, pranojë me kënaqësi se është krenare që ishte shqiptare, dhe e rritur me vlerat shqiptare.
Gjithashtu, thotë ajo ndjehem e bekuar, që kam lindur e jam rritur në Shtetet e Bashkuara. “Unë kam me vete të mirën e të dy botëve! Shqiptare dhe Amerikane ! Do të dëshiroja shumë të vizitoja Shqipërinë, që mbart rrënjët e mia dhe është vendlindja e tim eti.”
Por , ajo e pohonë, gjithmonë këtë, madje e ka përsëritur edhe në televizionet, gazeta dhe revistat me prestigjoze në SHBA, se ajo është, krenare që është shqiptare, dhe me prindër nga Puka e Shqipërisë.
Teksa ajo tregonë se prindërit e saj u arratisën nga Shqipëria nën sundimin e regjimit komunist - rreth gjashtë dekada me parë, duke qendruar fillimisht në Kosovë, për disa vjet, deri sa emigruan këtu në Shtetet e Bashkuara, ajo çdo herë flet për prindërit e familjen e saj shqiptare.
Mbas shpalljes së saj më e bukura e Nju Jorkut, pra Miss New York - USA 2016 - për koicidencë edhe shtypi shqiptar , ka nxjerr një shkrim nga kryegazeta botërore - njujorkezja The New York Times, botuar me 21 maj 1911 me titull” "Shqiptarët janë raca më e bukur në Evropë”.
Shtypi shqiptarë, thotë se ky është konkluzioni i një shkrimi në “New York Times”, e cila sillet tashmë sërish dhe kthehet në vëmendje, ndoshta për të treguar edhe racën e bukur tonë Arbënore, bukurinë e vajzave shqiptare, edhe me këtë bukuroshe shqiptare ecil tani më është edhe më e bukura e New Yokut.
"Fizikisht shqiptarët janë raca më e bukur në Evropë, ka shkruar New York Times, Gratë shqiptare janë shumë të bukura, me flokë të errët dhe nganjëherë sytë e tyre janë gri. Ecja e tyre është një kënaqësi për t'u parë, kështu janë edhe vallet e tyre kur konkurruan në Serbi. Herën e parë që pashë vallen shqiptare, më dhanë një kënaqësi të veçantë”, shkruhej në “New York Times”.
Shqiptarja Serena Buçaj - Mis New Yorku, bëhet anëtare Vatrës Shqiptarja Serena Buçaj - Mis New Yorku, bëhet anëtare Vatrës Reviewed by Tipi on 9:46 AM Rating: 5

No comments: