Tjetër krim në familje, 41 vjeçari plagos bashkëshorten, më pas vret veten

Një tjetër krim në familje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (31 janar). Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Manzë të Durrësit, ku një 41 vjeçar ka plagosur bashkëshorten e tij dhe më pas ka vrarë veten me automatik.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Manzë mbrëmjen e djeshme (31 janar) rreth orës 23:45.
“Mondi Gjoka 41 vjeç, banues në Manëz, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri automatik, bashkëshorten e tij, Lumturije Gjoka 38 vjeçe, banuese në Manëz, e cila ndodhet në Spitalin Ushtarak në Tiranë në gjëndje të rëndë. Më pas, autori, rreth orës 00:20, është vetvrarë me armën e zjarrit automatik, në banesën e tij”, sqaron policia.
Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan një arma e zjarrit automatik model 56, tre copë gëzhoja model 56 kalibër 7.62mm.
Meterialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprat penale”Vrasje për shkak të marëdhënieve familjare e mbetur në tentative”dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”parashikuar në nenet 79/c,25 dhe 278/4 të Kodit Penal.
Tjetër krim në familje, 41 vjeçari plagos bashkëshorten, më pas vret veten Tjetër krim në familje, 41 vjeçari plagos bashkëshorten, më pas vret veten Reviewed by Tipi on 1:48 AM Rating: 5

No comments: