Burg për grabitësin e taksistit, Budini: Shkova t’i kërkoja falje, por nuk e gjeta

“Shkova t’i kërkoja falje taksistit që grabita por nuk e gjeta. Ndjesë shpirtërisht për çfarë ndodhi, por nuk mbaj mend asgjë”. Kështu ka thënë sot në Gjykatën e Tiranës, Eduard Budini, ndaj të cilit u vendos masa e sigurisë “arrest me burg”, si i akuzuar për grabitjen e një taksisti në kryeqytet. Nga videoja e publikuar nga policia e Tiranës, shihet se si punonjësi i policisë së komisariatit në Dragot të Gjirokastrës, i nxjerr armën dhe e kërcënon taksistin, duke i kërkuar paratë dhe një unazë floriri në gisht. Grabitja ka ndodhur në muajin nëntor por policia e publiko videon e grabitjes tre ditë më parë duke shfaqur edhe fytyrën e autorit. Gjithashtu policia ofroi edhe shpërblim 2 milionë lekë të vjetra për informatorin. Vetëm pak orë pas publikimit të videos në media, policia tha se ka kapi një person të dyshuar dhe të ngjashëm me grabitësin. Ai është Eduart Budini 30 vjeç nga Përmeti. Personi i dyshuar si grabitës është punonjës policie .
Burg për grabitësin e taksistit, Budini: Shkova t’i kërkoja falje, por nuk e gjeta Burg për grabitësin e taksistit, Budini: Shkova t’i kërkoja falje, por nuk e gjeta Reviewed by Tipi on 7:06 AM Rating: 5

No comments: